Dozat e reja të Pfizer, ISHP: Do të përdoren për të sëmurët me dializë dhe ata që kanë kryer transplant

Dozat e reja të Pfizer që mbërritën pak ditë më parë në vendin tonë do të përdoren për të sëmurët që kanë kryer transplante dhe ata në proces dialize. Kështu thotë Menaxherja e programit kombëtar të vaksinimit Erida Nelaj, e cila shpjegon se deri më tani procesi i vaksinimit po ecën me ritme të mira. 

Mbi 230 mijë vaksinime janë kryer deri tani në të gjithë vendin, ndërsa dozat e reja të Pfizer do të përdoren për personat e sëmurë që janë në proces dialize dhe ata që kanë kryer transplant.

“Në planet e para prioritare po listohen tashmë të sëmurët që kanë kryer transplante dhe do të listohen dhe ata që janë në procese të dializës. Në vazhdim do futen grupe të tjera gradualisht”-u shpreh Erida Nelaj.

Menaxherja e programit kombëtar të vaksinimit, Erida Nelaj thotë se personat që e kanë kaluar COVID-19, dozën e parë të vaksinës duhet ta marrin minimumi pas një muaji.

“Normalisht pas kalimit të COVID minimumi për tu vaksinuar është një muaj pastaj në varësi të gjendjes se si e ka kaluar dhe në konsultë me mjekun e familjes mund ta shtyjë dhe tre deri në gjashtë muaj”-tha Nelaj.

Por si duhet të veprojë një qytetar i cili pasi merr dozën e parë të vaksinës bie në kontakt me një person të infektuar?

“Kur kemi familjarë të infektuar, ne themi gjithmonë që me një dozë vaksine nuk jemi të mbrojtur që do të thotë duhet të zbatojmë rregullat e izolimit, të presim për 14 ditë që mos të shfaqen shenjat e infektimit dhe shpresojmë shumë që ai i vaksinuar qoftë edhe me një dozë të mos e shfaqë atë, dhe nëse kalon gjithçka mirë pa shfaqje të COVID mund të vaksinohet në kohën që vjen data e vaksinës”-tregoi Erida Nelaj.

Para se të vaksinohen qytetarët fillimisht plotësojnë një formular me mjekët në qendrat e vaksinimit. Në momentin që një person nuk ndjehet mirë pasi mund të ketë një sëmundje në zhvillim e sipër, mjeku gjykon për ta shtyrë vaksinimin dhe e shënon në formular.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë