Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka filluar përgatitjet për organizimin seminarit të radhës për punën në arkiv-protokoll.

Ky seminar është i pari i këtij lloji, pasi përveç nëpunësve të institucioneve shtetërore, do të mund të marrin pjesë edhe individë të interesuar për punën me dokumentet.

Zëdhënësja e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Elsa Saka, tha se seminaret kanë për qëllim ngritjen profesionale dhe shkencore të punonjësve të institucioneve shtetërore qendrore dhe vendore, për njohjen dhe zbatimin e Ligjit “Për Arkivat’’ si dhe “Norma tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë”.

Përveç nënpunësve të institucioneve shtetërore, në seminarin  këtij viti mund të marrin pjesë edhe individë të interesuar për punën me dokumentet. Seminaret kanë për qëllim ngritjen profesionale dhe shkencore të punonjësve sekretari arkivë të institucioneve shtetërore qendrore dhe vendore për njohjen dhe zbatimin e ligjit për arkivat si dhe normat tekniko profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivorë në Shqipëri”, tha Saka.

Aplikimi për seminaret është i hapur deri më 12 tetor 2017. Ndërkohë seminari do të zhvillohet në datat 16 deri në 30 tetor 2017, në fund të së cilës pjesmarrësit pajisen me certifikatën përkatëse.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com