Drafti/ Censusi i ri në 2020, kush gënjen dhe refuzon ta plotësojë gjobitet me 100 mijë lekë
Të gjithë shqiptarët do të duhet të japin të dhëna të sakta për veten e banesat e tyre në Censusin e ri të popullsisë dhe banesave, pasi në të kundërt do të gjobiten. Ata po ashtu nuk duhet tí shmangen plotësimit të formularit me pyetje
Tiranë- Censusi i ri i popullsisë së Shqipërisë do të bëhet në vitin 2020 dhe pritet të ofrojë të dhëna në disa fusha. Report Tv siguron draftin e ri me 20 pika që pret 'Ok' e Parlamentit, sipas të cilit të gjithë ata qytetarë që do t’i shmangen regjistrimit do të gjobiten me gjoba deri në 100 mijë lekë (të reja). Po ashtu do të gjobiten edhe ata që japin të dhëna të rreme në deklarimin e tyre.
"Të gjithë personat e rritur, me shtetësi shqiptare apo të huaj, si dhe personat pa shtetësi, me përjashtim të personelit diplomatik të akredituar në Shqipëri, të cilët në momentin e Censit po jetojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të japin informacionin e kërkuar në pyetësorët e Censit, në përputhje me pikën 2, shkronja “ç”, paragrafi “iii” i nenit 10 të këtij ligji. 2. Personat e përmendur në pikën 1 të këtij neni janë të detyruar të japin informacionin e kërkuar: a) në mënyrë të plotë; b) në mënyrë të saktë dhe të besueshme",- thuhet në nenin katër të draftit.
censusi.jpg" style="height:662px; width:620px" />
Pjesë nga Drafti për Censin e popullësisë për 2020
( Kliko këtu ) për draftin e plotë te Censusit
Report Tv mëson se Censusi i ri do të ofrojë numrin dhe shpërndarjen e popullsisë rezidente, po ashtu do të ofrojë strukturën demografike e karakteristikat e popullsisë.
"Censi synon t'u ofrojë Kuvendit, Qeverisë, njësive të qeverisjes vendore, organizatave ekonomike, shkencore dhe kulturore, si dhe gjithë shoqërisë civile të dhëna të besueshme statistikore, të nevojshme për planifikimin dhe realizimin e politikave të përgjithshme të zhvillimit, për analizat private dhe publike të vendimmarrjes, për kërkime shkencore dhe, në përgjithësi, për përmirësimin e njohjes dhe të të kuptuarit nga shtetasit të realitetit demografik, ekonomik dhe shoqëror të vendit. 2. Censi ofron të dhëna për: a) numrin dhe shpërndarjen gjeografike të popullsisë rezidente; b) strukturën demografike dhe karakteristikat kryesore të popullsisë; c) numrin, shpërndarjen gjeografike dhe strukturën e banesave dhe të ndërtesave, që përdoren për qëllime banimi; ç) kushtet e strehimit të popullsisë",- sqarohet në draft.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.8%
-
Jo
49.2%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2308
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nis censusi i shpendëve në liqenet e Ohrit e Prespës, studiuesit: Numri i tyre është ulur, ndikon njeriu
19 Janar, 16:01
-
Të 'pagdhendur' në rrugë, Qibini për Report Tv: Shoferët s’kanë edukatë për rregullat e qarkullimit, pezullim patente për ata që tejkalojnë shpejtësinë
13 Janar, 16:20
-
As 'dendja' me gjoba nuk i edukoi! 2318 shoferë të rrezikshëm përsëritës në shkelje: Shpejt, me celularë në timon e pa rrip
13 Janar, 15:36
-
Të ‘pagdhendur’ në rrugë! Shoferët mbi gjysmë milioni gjoba në vit, shkeljet më të rënda të 2024-ës: Kryesojnë gjobat për shpejtësi, rrip sigurimi e celularë
11 Janar, 16:23
-
Shqipëria e ndalon, Venezuela e gjobit me 10 mld USD TikTok-un
31 Dhjetor 2024, 08:07
-
Aksidentet rrugore, eksperti: Një nga arsyet pse ndodhin, mungesa e kulturës rrugore! Rrugët nuk mirëmbahen, tapeti i asfaltit ndërrohet vetëm kur ka gropa
13 Dhjetor 2024, 14:40
-
Durrës/ Tentuan të korruptonin efektivët e Rrugores për t'i shpëtuar ndëshkimit, në pranga 2 shoferët! (VIDEO)
9 Dhjetor 2024, 15:05
-
Gjoba deri në 100 mijë lekë, me shpejtësi deri në 120 km/h! Policia rrugore ndëshkon 589 shoferë në të gjithë vendin
9 Dhjetor 2024, 14:21
-
Mbi 12 mijë gjoba gjatë një jave, Rrugorja e Tiranës bën bilancin: 9 mijë për qëndrim të gabuar! 25 arrestime, ndalime dhe procedime
9 Dhjetor 2024, 11:18
-
Policia ‘blindon’ Lezhën, kontrolle për mjetet me xhama të zinj e ato të blinduara! Në një javë rreth 860 gjoba
3 Dhjetor 2024, 08:54
-
Vlorë/ Përdorues të telefonit dhe të dehur në timon, policia 'ndëshkon' shoferët, gjoba deri në 400 mijë lekë! 1 person në pranga
24 Nëntor 2024, 10:57
-
Shpejtësi tej normave dhe celular në timon! Rrugorja bën bilancin javor: Mbi 11 mijë gjoba! 27 arrestime dhe procedime penale
3 Nëntor 2024, 15:18
Qeveria te na rruaje trapin neve.... keta ndyresirat e qeverise per veten e tyre pa dallime partiake na kane rrjepur gjithe jeten duke na vjedhur dhe neve u dashka te bejme cfare duan ata kurva??? Te na hane loqet ato kurvat e politikes....
PërgjigjuOre ju te qeverise/opezita/kuvendi i shqiperise nuk jeni ne vete. Si more te vendest gjobe nese nuk e ploteson censusin? ku i nxjerrin keto idiotesirea keta te zgjuar? Kuptoj qe eshte krim te plotesosh me te dhena te falsifikuara censusin dhe duhet te denohet, por ama mund mund ta detyrosh nje person qe te deklaroj disa aspekte te jetes private per hesap te qeverise /opozites/kuvendit.
Përgjigju