Drafti i ri për tatimin mbi të ardhurat, nga 1 janari 2024 profesionet e lira do paguajnë deri 23% tatim

Drafti i ri për tatimin mbi të ardhurat, nga 1 janari 2024 profesionet e lira do paguajnë deri 23% tatim

Foto ilustruese

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka gati draftin e ri të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”. Projektligji i rishikuar mban të pandryshuar zbatimin e tatimit progresiv te profesionet e lira në normat 15 deri 23% që nis zbatimin nga 1 janari 2024.

Kjo është hera e katërt që drafti rishikohet. Kontabilisti Sotiraq Dhamo pohoi për Monitor se drafti i rishikuar s’ka bërë ndryshime për profesionet e lira nga varianti që është diskutuar në dhjetor 2022. Dhamo tha më herët se drafti prek profesionet e lira që do të paguajnë tatim nga 15 deri 23%, duke nxitur informalitetin për shkak të diferencimit të tatimit. Zbatimi i ligjit sipas tij rrezikon të kthehet në bumerang edhe për biznesin e vogël.

Projektligji i rishikuar sërish parashikon se të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen me normat progresive 15 deri 23%. Do të tatohen 15% për qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë. Ndërsa për subjektet me xhiro mbi 14 milionë lekë norma e tatimit do të jetë 23%.

Afati

Ligji parashikon hyrjen në fuqi për të vetëpunësuarit dhe entittet në janar të vitit 2024. Ndërsa për individët tregtarë me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029.

Sërish edhe në draftin e rishikuar parashikohet se individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen mbi të ardhurat nga biznesi, pasi tu njihen shpenzimet nga 30% deri në 90%, sipas llojit të biznesit. Nëse qarkullimi i individit tregtar ose të vetëpunësuar nuk i kalon 10 milionë lekë në vit, ai ka të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme si më poshtë, pa mbajtur regjistrime në kontabilitet, si: 60% të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese; 90% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë; 70% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual; 60% të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj, të kësaj natyre; 50% të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtarite artizanale dhe atyre zejtare; 30% të të ardhurave për individët e vetëpunësuar.

Tek shpenzimet e zbritshme përveç pranimit apriori të tyre, përfshihet edhe përllogaritja e shpenzimeve të zbritshme bazuar në dokumentacionin dhe faturat respektive për çdo shpenzim. Personat fizik, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar sipas pikës 1 të këtij neni zgjedhin dhe deklarojnë pranë administratës tatimore, metodën të cilën do të zgjedhin. Kalimi nga një metodë në tjetrën nuk mund të bëhet më shpesh se një herë në 5 vjet.

Neni 10

E ardhura e tatueshme

  1. Të ardhurat e mëposhtme konsiderohen si të ardhura të tatueshme të një tatimpaguesi të tatimit mbi të ardhurat personale:

a) Të ardhura nga punësimi;

b) Të ardhura nga biznesi;

c) Të ardhura nga investimet.

Të ardhurat janë të tatueshme pavarësisht nëse paguhen në të holla ose në natyrë.

Të ardhurat në natyrë vlerësohen me vlerën e tregut, për aq sa nuk përcaktohet ndryshe në këtë ligj ose aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Parimi i tregut, siç përcaktohet në nenin 44, të këtij ligji, zbatohet për transaksionet ndërmjet palëve të lidhura.

Neni 14

Regjimi i veçantë për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar

Personat fizik, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar, me qarkullim vjetor deri në 10,000,000 lekë, për qëllime të njohjes së shenzimeve të zbritshme kanë të drejtë të zgjedhin një nga metodat e mëposhtme:

Pranimin e një regjimi të vecantë, përmes të cilit shpenzimet e supozuara zbriten apriori sipas shumave të specifikuara në këtë shkronjë dhe pa iu nënshtruar kontrollit të regjistrimeve kontabël lidhur me to nga administrata tatimore;

60% të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese;

90% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë;

70% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual;

60% të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj, të kësaj natyre;

50% të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtarite artizanale dhe atyre zejtare;

30% të të ardhurave për individët e vetpunësuar; ose

Përllogaritjen e shpenzimeve të zbritshme bazuar në dokumentacionin dhe faturat respektive për cdo shpenzim.

Personat fizik, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar sipas pikës 1 të këtij neni zgjedhin dhe deklarojnë pranë administratës tatimore, metodën të cilën do të zgjedhin. Kalimi nga një metodë në tjetrën nuk mund të bëhet më shpesh se një herë në pesë vjet.

Përcaktimi i llojit të veprimtarive të kryera nga personat fizik, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar sipas pikës 1 të këtij neni përcaktohen sipas aneksit nr. 1 bashkëlidhur këtij ligji.

Personat fizik, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar të cilët kanë aplikuar regimin e vecantë sipas shkronjës “a” të pikës 1 të këtij neni, nuk i lejohet të kërkojë zbritje apo kompensim tjetër përveç kompensimit personal sipas nenit 22, të këtij ligji.

Neni 24

Norma tatimore

Të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit tatohen me normat progresive të mëposhtme:

Baza tatimore vjetore    Norma tatimore

0 – 14 000 000 lekë        15%

Mbi 14 000 000 lekë       23%

Të ardhurat nga investimi tatohen me normat e mëposhtme:

-të ardhurat nga dividentët 8%;

-çdo zë tjetër i të ardhurave nga investimi 15%.

Përveçse kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, asnjë kosto nuk zbritet kundrejt të ardhurave nga investimi.

Afati

Për:

  • individët tregtarë;
  • të vetëpunësuarit, si dhe;
  • entittet,

me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029. Norma e tatimit 0 % nuk aplikohet për tatimpaguesit e përcaktuar në nënndarjet “ii” dhe “iii” më sipër, të cilët furnizojnë shërbime profesionale.

-“Individ i vetëpunësuar”, është çdo person fizik i angazhuar në furnizimin e çdo lloj shërbimi apo i angazhuar në veprimtari të tjera profesionale, të ndryshme nga veprimtaria tregtare.

-“Individ tregtar”, është çdo person fizik i angazhuar në veprimtari tregtare.

-“Entitet” nënkupton çdo shoqëri apo çdo strukturë të organizimeve të korporuara apo të jokorporuara, pavarësisht formës, të natyrës fitimprurëse ose jofitimprurëse, ku përfshihen por pa u kufizuar sa më poshtë: a) çdo formë e kompanive sipas kodit civil ose legjislacionit në fuqi për shoqëritë tregtare; organizatat fitimprurese dhe jofitimprurëse; b) ndonjë formë “trusti” i huaj apo strukture të ngjashme; ç) ndonjë formë bashkëpunimi/partneriteti, që ka një formë juridike dhe mund të trajtohet si një tatimpagues i vetëm; çdo formë bashkimi ndërmarrjesh (shoqëri e përbashkët); dh) çdo formë kompanie menaxhimi kapitalesh apo asetesh; e)çdo formë bashkëpunimi/partneritetet pasiv. ë) çdo shoqëri tjetër e krijuar me ligj të veçantë./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mike: 22/03/2023 16:46

    si profesionist po rri dhe kete vit ne shqiperi dhe ne dhjetor te beje gati valixhet pasi nuk me duket normale qe ne qe kemi investu dhjetra vite arsim qe te mund te ushtrojme nje profesion te lire te tatohemi ne kete shkalle , e turpshme

    Përgjigju
  • Gjermani Gjermani: 01/03/2023 13:33

    Kjo ka qene kenga e preferuar e shqiptareve ne vitet 90-te. Eshte koha tja kendojme serish ketij vendi, mqs paria na do jashte.

    Përgjigju
  • doshi peposhi: 28/02/2023 12:50

    meqe kane ngele dhe pak profesioniste pa ikur jashte, ky do te jete shkelmi i fundit qe qeveria po ju jep te mbeturve ne Shqiperi. mire tha Edi Rama- nuk keni pare gje akoma. dhe vertete nuk kemi pare gje akoma, ato gjera qe dikur vinim doren ne zjarr se kjo qeveri nuk do te bente, e paskemi patur gabim. ja dhe nje gje qe jo vetem nuk e kishim pare por as dhe nuk e kishim menduar. ne kete vend do te mbeten vetem Kastrati, Samiri, Sandri dhe ca syresh se bashku me kullat qe po ngrene

    Përgjigju
  • Paradoks: 28/02/2023 08:55

    Prej vitesh rilindja po takson oligarket e hoteleve dhe resorteve me 6% ndersa kerkon te shpetoje gropen fiskale me planin Ahmetaj (diplomantin e anglishtes) qe te tatoje bizneset e lira (te vetepunesuarit) deri ne 23%. Goxha plan keni bere por me shume evazion do sillni

    Përgjigju
    • HYSNI: 21/03/2023 17:38

      Ky eshte tamam nje ligj per te luftuar kulaket"Profesionet e lira"se kane frike se pime ndonje kafe me teper se te tjeret.Ne kete vend sa me i pashkolluar te jesh aq me te kenaqur e ben pushtetin dhe ca injoprant qe i sherbejne atij.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion