Drafti i ‘Zgjedhores’ depozitohet në Kuvend: Puna vijon me rekomandimet e dhëna ndër vite nga OSBE/ODIHR

Drafti i ‘Zgjedhores’ depozitohet në Kuvend: Puna vijon me rekomandimet e dhëna ndër vite nga OSBE/ODIHR

Drafti i ‘Zgjedhores’

Depozitohet në Kuvend drafti përfundimtar për reformën zgjedhore, ndërsa në relacion theksohet se kjo është vetëm faza e parë, pasi puna do të vijojë për miratimin e një ligji të ri zgjedhor që do reflektojë plotësisht rekomandimet e dhëna ndër vite nga OSBE/ODIHR.

"Palët politike pjesëmarrëse në Këshillin Politik kanë rënë dakord për të vijuar edhe fazën e dytë të reformimit të legjislacionit zgjedhor dhe ligjeve të tjera të lidhura me të, duke përcaktuar edhe modalitetet e realizimit të një detyrë të tillë. Për këtë gjë është rënë dakord që puna, mbi bazën e konsensusit më të gjerë të spektrit politik në vend, të vijojë me hartimin e një ligji të ri zgjedhor, që do të reflektojë plotësisht rekomandimet e dhëna ndër vite nga OSCE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri. Ky proces do të plotësohet edhe nga nisma të tjera legjislative që janë po aq të nevojshme në Shqipëri si psh ligji i ri “Për partitë politike” dhe ligji i ri “Për financimin dhe kontrollin e financimit të partive politike", thuhet në relacionin shpjegues.

Në draftin e ri janë parashtruar të gjitha dakordësimet e arritura në marrëveshjen politike të datës 5 qershor 2020, të nënshkruar ndërmjet mazhorancës qeverisëse dhe partive politike të opozitës jashtëparlamentare dhe asaj parlamentare.

"Projektligji që po paraqitet për shqyrtim dhe miratim mundëson dakordësinë politike të palëve për rregullat e lojës në zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore të radhës, duke garantuar pjesëmarrjen e plotë të të gjithë aktorëve të jetës politike në Shqipëri. Nga ana tjetër, ky konsensus ngrihet me propozime për përmirësime mbi një Kod Zgjedhor ekzistues, i cili është certifikuar nga organizmat ndërkombëtarë të specializuar në fushën e zgjedhjeve si Kod që respekton praktikat demokratike dhe legjislacionin ndërkombëtar të zgjedhjeve. Gjithsesi, në një sërë zgjedhjesh në Shqipëri janë paraqitur rekomandime për çështje dhe aspekte të veçanta që kanë nevojë për amendime dhe të cilat janë vendosur në planin e punës së Këshillit Politik, dhe të gjithë institucioneve të tjera vendimmarrëse në Shqipëri" thuhet në relacionin.

KQZ ekzistuese është vendosur të jetë funksionale deri në zgjidhjen e Kryekomisionerit, ndonëse fillimisht ishte parashikuar të shkrihej sapo drafti të miratohej në Kuvend. Një tjetër ndryshim ka të bëjë me vendet bosh që mund të lenë deputetët pasi mbaron lista.

Në relacion sqarohet edhe riformatimi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, i cili këtë herë përmes akteve normative do të bëjë të mundur dhe garantimin e votës së diasporës. Gjithashtu me anë të ndryshimeve në Kod ligjërisht hapet rruga dhe mundësohet që në zgjedhjet më të afërta të përdoret teknologjia në zgjedhje. Kodi parashikon që në zgjedhjet e ardhshme do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve në qendrën e votimit në të gjithë Shqipërinë dhe krijon hapësirën e nevojshme që KQZ të mund të ndërmarrë edhe projekte pilot për çështjet e votimit dhe numërimit elektronik. 

Këtë të martë u zhvillua mbledhja e dytë e këshillit të Legjislacionit dhe ditët në vijim do të jenë edhe grupet e  interesit.

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë Amendamentet finale

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki