-
Hapja e listave e koalicionet/ Gjiknuri: Po s'pati konsensus, e votojmë pa PD-LSI! Hajdari e Murrizi kundër! Bylykbashi: Dy draftet t'ia çojmë ODIHR, po frikësohen se e dinë përgjigjen
Përfundon pa kompromis mbledhja e këshillit politik. Maxhoranca fton PD-LSI të sjellin një formulë europiane për koalicionet, ndryshe draftin e miratojnë në Kuvend me opozitën parlamentare. PD-LSI këmbëngul në ekspertizë nga OSBE. Hajdari kërkon bojkot sepse PS nuk pranon hapjen e listave 100%.
1 Tetor 2020, 09:35 -
PD nesër te 'ligjet', diskutim vetëm për pragun e listat! Gjiknuri: Nuk rrezikojmë ndryshimet kushtetuese për koalicionet (VIDEO)
Komisioni i Ligjeve këtë të mërkurë (nesër) do të marrë në shqyrtim nen për nen të gjitha propozimet e palëve për hapjen e listave, por sipas Damian Gjiknurit nuk do të diskutohet propozimi i PD për mbajtjen e koalicioneve sipas ligjit actual. Pas komisionit të ligjeve, Këshilli Politik pritet të mblidhet në 5 tetor.
29 Shtator 2020, 13:20 -
Braimllari për Report Tv: Pse opozita vendosi të dërgonte draft në Këshill! Aleatë në listat e LSI? Vendosin strukturat
Nëse do të hiqen koalicionet, LSI mund të shkojë e vetme ose duke përfshirë aleatët në lista në zgjedhjet e 25 prillit, por sipas ish deputetit Endrit Braimllari kjo do të vendoset nga strukturat e kësaj partie.
28 Shtator 2020, 16:38 -
Mbledhja e Këshillit Politik, PD: Gjiknuri bojkotoi takimin, ne jemi të gatshëm për konsensus (VIDEO)
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita i ka qëndruar pikë për pikë marrëveshjes, por sipas tyre Gjiknuri bojkotoi mbledhjen."Në këtë proces opozita i ka qëndruar pikë për pikë marrëveshjes së 14 janarit. Sot PS sërish r
22 Shtator 2020, 15:00 -
Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: Opozita u zgjua dje nga gjumi, sillni draft konkret
Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka folur për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik, ku ka thënë se opozita duhet të vijë me propozime konkrete dhe jo me deklarata nëpër studio."Për aq kohë sa kemi politike debate nuk mund ti drejtohemi ODIHR. Hajdeni me propozime konkrete
22 Shtator 2020, 14:33 -
Ende pa asnjë draft, Opozita e Bashkuar kërkon mbledhjen e këshillit politik ditën e nesërme në orën 12:00
Opozita e Bashkuar i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së deputetes Rudina Hajdari për mbledhjen e Këshillit Politik ditën e nesërme (22 shtator). Por në ndryshim nga Hajdari e cila kërkoi mbledhjen në orën 10:00 e më pas për të punuar 'non-stop' deri në arritjen e një marrëveshje, opozita kërkon mbledhjen në orën 12:00.
21 Shtator 2020, 19:56 -
Nënkryetari i PR për Report Tv: Në këshill duhet të kishim shkuar me draft, propozimet e PS-së tallje për klasën politike e ndërkombëtarët
Nënkryetari i Partisë Republikane Blendi Sulaj është i pari nga radhët e Opozitës së Bashkuar që kritikon mungesën e një drafti nga opozita jashtëparlamentare për listat e hapura 100%. Ai thotë se zgjedhjet po afrojnë ndaj opozita bashkuar duhet të paraqesë propozimet e saj në Këshillin Politik.
21 Shtator 2020, 18:03 -
Gjiknuri sqaron draftin e PS: Listat 100% te hapura, nëse PD nuk e pëlqen të propozojë ndryshime! Partitë garojnë me kandidatët e tyre të grupuara në koalicion
Në emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik Damian Gjiknuri sqaroi draftin e propozuar nga shumica për listat e hapura, koalicionet dhe pragun zgjedhor. Gjiknuri ftoi edhe PD të bëjë propozime konkrete edhe për draftin e mazhorancës.
18 Shtator 2020, 22:16 -
Sot bërtasin për ODIHR-in, PD dhe LSI tre muaj më parë: Nuk na gjykojnë dot ata neve…
Opozita jashtëparlamentare ka bojkotuar mbledhjen e sotme të Këshillit Politik me kërkesën se ky organizëm duhet ti drejtohet ODIHR-it për të dhënë opinion mbi ndryshimet kushtetuese që u miratuan në 30 Korrik në Kuvendin e Shqipërisë.
18 Shtator 2020, 18:38 -
Këshilli Politik, opozita e bashkuar dorëzon kërkesën për ekspertizën nga ODIHR
Në fillimin e mbledhjes së Këshillit Politik, opozita e bashkuar ka dorëzuar në tryezë kërkesën për të marrë ekspertizën e OSBE-ODIHR.Kërkesa e plotë:Këshilli Politik është ngritur dhe funksionon mbi bazën e Marrëveshjes Politike të 1
18 Shtator 2020, 12:43 -
Hapja e listave dhe koalicionet/ Këshilli Politik mblidhet nesër në 12:00, opozita shkon pa draft
Takimi ishte parashikuar në orën 10:00, por ishte opozita jashtëparlamentare që kërkoi shtyrje e orarit për në 12:00 duke i dërguar letër Damian Gjiknurit, ndërsa ky propozim u pranua nga ky i fundit. Në takimin e nesërme opozita jashtëparlamentare do të shkojë në Këshillin Politik, pa propozimet që iu kërkuan.
17 Shtator 2020, 20:17 -
PD e LSI në Këshill, por pa ‘detyrat e shtëpisë’, Ivi Kaso: Draftin ta sjellë pala që bëri ndryshimet kushtetuese! Ballafaqim për koalicionet
Opozita jashtëparlamentare do të shkojë nesër në Këshillin politik, pa propozimet që iu kërkuan nga Damian Gjiknuri për koalicionet e listat e hapura. Në një intervistë për Report Tv Ivi Kaso thotë se drafti me propozime duhet të vijë nga shumica, pasi ajo me fuqinë e kartonit solli ndryshimet kushtetuese. Pritet që palët të debatojnë ne lidhje me koalicionet parazgjedhore.
17 Shtator 2020, 17:58 -
Një propozim konkret për të shpëtuar zgjedhjet e 25 prillit
Mos bëni sikur po ziheni se kush e respekton më shumë OSBE/ODIHR-in, se maksimumin e dashurisë për të e keni shprehur më 5 qershor, kur i hodhët në kosh kryerekomandimin më se 10 vjeçar për depolitizimin e administratës zgjedhore.
16 Shtator 2020, 21:36 -
Pas takimit me ambasadorët, opozita kërkon thirrjen e mbledhje së Këshillit Politik
Ambasadorët kanë zhvilluar një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe Petrit Vasili i LSI-së.Pas takimit, opozita ka kërkuar thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik."Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozit
15 Shtator 2020, 16:56 -
Palët nuk gjejnë dakordësi, vijon ngërçi në Këshillin Politik, Gjiknuri: PD të sjellë propozimet! Bylykbashi: Kërkojmë opinionin e OSBE-ODHIR, PS kundër
Pjesa e dytë e punës në Këshillin Politik nuk ka ecur me këmbën e mbarë e ka ngecur pa nisur ende mirë. Edhe pas 2 orësh diskutimesh ditën e sotme, palët nuk po gjejnë dakordësinë për ndryshimet kushtetuese dhe vijë e kuqe janë bërë heqja e koalicioneve.
14 Shtator 2020, 14:43