Drafti, ja kushtet për të
përfituar një banesë sociale

Drafti, ja kushtet për të<br />përfituar një banesë sociale
Të pastrehët trajtohen me banesa sociale në kushtet kur nuk kanë mundësi që ta blejnë atë, por për të arritur këtu ka disa procedura dhe kushte. Pas miratimit të Strategjisë së Strehimit, që përfshin vitet 2015-¬2025, duket se vëmendja e qeverisë do të fokusohet tek ligji për programet e strehimit social. Në draftin e përgatitur tashmë nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Urban janë bërë ndryshime rrënjësore krahasur me ligjin ekzistues.

Një ndër to ka të bëjë me përcaktimin e kufirit të të ardhurave të familjeve për të përfituar banesë me kosto të ulët. Sipas ligjit aktual, në nenin 19 thuhet se kufijtë minimalë dhe maksimalë të të ardhurave ndryshojnë sipas zonave dhe ato i përcaktojnë rast pas rasti njësitë vendore, ndërkohë që kësti i kredisë s’mund të jetë më i lartë se 35 për qind i të ardhurave të familjes. 

Me draftin e ri të ligjit përcaktohet qartë ndryshimi: kufiri i të ardhurave nuk u lihet më në dorë njësive vendore. Konkretisht, në nenin 49 thuhet se “Përzgjidhet për t'u trajtuar me banesë me kosto të ulët familja me të ardhurat maksimale mujore jo më të larta se 120 për qind të të ardhurave mesatare dhe me të ardhurat minimale mujore jo më të ulëta se 30 për qind, të përcaktuara për çdo bashki”. 

Po kështu, ligji parashikon edhe një tjerër rast për nivelin e të ardhurave që ka të bëjë me atë, kur banesa me kosto të ulët sigurohet nëpërmjet një kredie hipotekore nga bankat e nivelit të dytë, me interesa të lehtësuara nga buxheti i shtetit ose njësive të qeverisjes vendore.

Në këtë rast niveli maksimal i të ardhurave llogaritet nga zbatuesi i programit, bazuar në vlerat mesatare të shitblerjes së banesave në treg për çdo bashki/qytet, normat e strehimit, kushtet e kreditimit nga bankat e nivelit të dytë dhe treguesin e aftësisë paguese, jo më shumë se 30 për qind. 

Po ky draft ndryshon edhe disa kritere të tjera për përfituesit, si psh, në rast se aktualisht shuma e moshave të bashkëshortëve për çiftet e reja përcaktohet 55, me draftin shkon në 60 vjeç. Lista e përfituesve gjithashtu është shtuar edhe me emigrantët e rikthyer, viktimat e trafikimit, ato të dhunës në familje, familjet me më shumë se katër fëmijë, çka nuk kanë qenë përfshirë si kategori përfituese deri tani.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!