Drafti/ Minimumi jetik të nisë nga 200 € në muaj! Vokshi: Mbi 1 milionë në varfër në Shqipëri! PS: Keni shifra të vjetra

Me nismën e tre deputetëve të opozitës, Albana Vokshi, Emilia Koliqi dhe Sorina Koti, po diskutohet në komisionet parlamentare një p/ligj për minimumin jetik. Në prezantim të draftit, deputetja Vokshi tha se opozita propozon që minimum jetik të fillojë nga 200 euro për person.

“Ne propozojmë që minimumi jetik të fillojë nga 200 euro. Çdo pagesë që është nën 200 euro të fillojë nga 200 euro. Po ashtu edhe pensionet rurale edhe pensionet urbane janë nën këtë shifër. Ne kemi llogaritur që do të jenë më shumë se 1 milion qytetarë që do të përfitojnë”,-është shprehur Vokshi.

Sipas deputetëve opozitarë me shifrat e anketave të INSTAT, Eurostat apo organizatave të ushqimit, shqiptarët nuk arrijnë të hanë mish një herë 2 ditë, të bëjnë 1 javë pushime, të kenë lavatrice apo edhe një TV me ngjyra.

“Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2022 është vlerësuar me 225 mijë e 931 lekë në vit. Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë, pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore 1 javë larg nga shtëpia, për të përballuar një vakt me mish një herë në dy ditë, për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30 mijë të reja, për të patur një televizor me ngjyra, për të patur një makinë larëse, për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme.”,-është shprehur Koliqi.

Deputetët në komision u futën në një udhëkryq shifrash ku mazhoranca akuzoi nismëtarët e ligjit se kanë të dhëna të vjetra, ndërsa sipas shifrave të kalkuluara nga opozita, mbi 1.3 milionë shqiptarë janë të varfër ose ekstremisht të varfër.

Deputetja socialiste: Ju kur keni marrë në konsideratë përllogaritjen e këtij minimumi jetik keni përfshirë aty rritjen e pagës minimale, ndryshimin në mbulim të ndihmës ekonomike, shërbimey sociale dhe reformimet që kanë pësuar për të patur jo vetëm vlerë në cash, por edhe shërbimet që i ofrohen shtresat në nevojë.

Vokshi: Janë para që i shkojnë sterilizimit, inceneratorëve fantazmë, rrugëve të florinjta. Kemi thënë që ta bëjmë me një skenar 70% vitin e parë, 80% vitin e dytë, 90%,, 100% vitin e katërt, pra duke i lejuar pak frymëmarrje buxhetit.

Deputetja e PS, Milva Ikonomi: Se ato të dhëna janë të vjetra dhe metodologjia siç e përcaktoi siç e përcaktoi dhe zonja Koliqi, janë të dhënë që kanë ndryshuar.

Diskutimi në komisionin e Shëndetësisë ishte për dhënie mendimi, por drafti do të kalojë edhe në të tjera komisione.

Sipas llogarive të INSTAT të gjithë ata qytetarë që shpenzojnë vetëm 6 euro në ditë për kosto ditore, nuk konsiderohen të varfër dhe në këtë gjendje janë mbi 576 mijë qytetarë. 23% e popullsisë sipas BB cituar nga opozita jetojnë me remitancave që në vitin2023 arritën 930 milion euro.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori