TIRANE- Qeveria është angazhuar për herë të parë publikisht për të përmbushë reformën e pensioneve brenda këtij mandati qeverisës.
Zëvendësministrja e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Bardhylka Kospiri, tha se drafti i reformës së pensioneve do të jetë gati brenda vitit 2014 dhe për këtë është ngritur një grup pune ndërministror që po punon për realizimin e këtij drafti brënda afatit të caktuar. Pas kësaj ka ardhur reagimi I konfederatës së Sindikatave ku Kryetari i Konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikolla, kundërshtoi rritjen e moshës së pensionit dhe kërkoi nga qeveria që hapi i parë i reformës të jetë sigurimi i një pensioni minimal për të gjithë individët që arrijnë moshën.
Konfederata e Sindikatave të pavarura i kërkon qeverisë mosrritjen e moshës së pensionit, pavarësisht kërkesave që mund të vijnë nga FMN apo organizata të tjera ndërkombëtare. Reforma pritet të përfshijë në skemë edhe një kolonë të dytë pensionesh private, që do të jetë e detyrueshme dhe do të garantojë një përfitim më përpjestimor me vlerën e kontributeve të secilit individ. Kol Nikolla deklaron se ekzistojnë mundësitë për një reformim të thellë të sistemit, që sipas tij është një sistem i dështuar. Por ai thotë se “Problemi tjetër është dhe forcimi i shtyllës shtetërore që kemi sot me dy shtylla të tjera, pensioni i detyruar dhe pensioni vullnetar, të cilat duhet të futen me ligj të detyruara me qëllim që moshat e reja të kenë një pension sa më dinjitoz dhe sa më të përshtatshëm kur të arrijnë në moshën e pleqërisë.
Qeveria jonë besoj se i ka të gjitha kapacitetet për të argumentuar përpara Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që në vendin tonë nuk duhet rritur mosha e pensionit.”- u shpreh Nikolla. Kreu i Konfederatës së Sindikatave paralajmëron qeverinë që në rast të një vendimi pro rritjes së kësaj moshe, do t’i duhet të përballet me protesta të sindikatave dhe qytetarëve. “Veprimi do të jetë shumë drastik kundërshtues.”- tha Nikolla.
Shkrimi u publikua sot (18.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com