Drafti për politikanët të lidhur me ish-Sigurimin, Balla: Kemi konsensus për 94 vota, s'mund të jenë spiunët kryetar partie! Open Balkan? E mbylli misionin

I bindur se do të ketë votën pro edhe të disa opozitarëve, kryesisht të PD zyrtare, kreu i Grupit parlamentar socialist Taulant Balla shprehet optimist se data 13 korrik do t’i mbyllë njëherë e mirë derën e politikës ish bashkëpunëtorëve të sigurimit të Shtetit, përmes asaj që njihet si paketa e dekomunistizimit, por që nisi si një lëvizje anti-Meta nga socialistët e maxhorancës.

“Pyetja që shtrohet është, a është dakord opinioni publik shqiptar që persona që kanë qenë pjesë e organeve represive të diktaturës të vazhdojnë si zvarranik të riciklohen, madje dhe të arrijnë në postet më të larta. Në rast se ish presidenti vërtetohet se ka qenë ish sigurims, Kuvendi ka marrë kaq shumë kohë sepse se nuk donin ta bënim pjesë të debateve të procesit të zgjedhjeve për ta lënë fokusin aty.

Brenda Kuvendit ka mazhorancë përtej 84 vota për të kaluar një paketë të tillë. Ka një konsensus, 94 vota për të bërë çfarë duhet që këta persona që kanë spiunë, këta persona publiku t’i njohe, në kuvend, në këshilla, bashki apo kryetar partie… tani nuk mund të jenë më. Është një masë e përkohshme, se kjo i takon komisionit të ligjeve, por ua kemi detyrim atyre që kanë vuajtur tmerret e sigurimit të shtetit.”- tha Balla.

Sa i takon Avokatit të Popullit, Balla i ribëri thirje opozitës të marrin përgjegjësi si dhe i ftoi sërish të ulen dhe të diskutojnë për këto 15 kandidatë për këtë pozicion. Kreu i grupit parlamentar të PS i kërkoi partisë Demokratike të ulet në tryezë për të zgjedhur avokatin e Popullit, për të cilin, kushtin e ka të njëjtë Të mos jetë avokat i PD ndërsa shton se nuk ka bashkëpunim me non gratën.

“S’kemi pasur dakordësi. Ne nuk mund të noterizonim çdo kandidaturë nga PD. Unë besoj që 1 prje 15 kandidaturave mund të kalojë në Kuvend. Thirrja ime ka qenë që të ulemi dhe të diskutojmë. Me këtë të shkretë opozitë që kemi ne, komunikim mbahet në publik se ju merreni me takimet me ashensorë. Unë dua ta zgjedhim në korrik Avokatin e Popullit, opozita të kuptojë që është në seriozitetin e Kuvendit që të mundësojë zgjedhjen e AP. I takon propozimi opozitës,  këta kur s’marrin përgjegjësi… Opozita nuk duhet të shkojë përtej numrave që ka. Mënyra më e mirë, ulemi t’i marrim kandidaturat.”- tha Balla.

I pyetur për anulimin e Open Balkan, Balla tha se misioni i tij për lëvizje të lirë është mbyllur me sukses, ndërsa shtoi se tani është koha që BE të vijojë procesin. 

Ballkani i Hapur është instrumenti më i mirë i implementimit në terren të Procesit të Berlinit. BE ka në themel lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitaleve. E ka mbyllur misionin e vetë sepse ka ndihmuar prodhuesit shqiptar të mos kenë pengesa burokratike në kufi. Kur arritëm lëvizje të lirë kemi arritur 3 dimensione themelore të asaj që ne synojmë të bëhemi. Tani që arriti suksesin, i takon BE-së të vijojë procesin.”- tha Balla.

Balla i mbyll derën e bashkëpunimit partive të vogla, të cilat së fundmi kanë iniciuar nismën e ndryshimit të sistemit zgjedhor. E vetmja pikë ku takohen, është vota e emigrantëve që edhe për maxhorancën duhet të arrihet para zgjedhjeve të 2025.

Balla thotë se në shtator do të nisë edhe puna për rishikimin e ligjit të Presidentit, draft që fle në sirtarët e Kuvendit që nga koha kur në krye të shtetit ishte Ilir Meta.

“Ligji për institucionin e presidentit është domosdoshmëri. Në shtator do u rikthehemi dhe të marrë kohën e vetë. Dueht të ishte bërë qysh më herët. Do ta keni në shtator sepse është me interes.”- thotë Balla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:28
‘Të vegjlit’ kërkojnë sistem të ri zgjedhor, Balla: Atyre partive s’ua mban mend kush as emrat, s’kanë garuar asnjëherë më siglën e tyre

 

Balla foli edhe për nismën e partive të vogla përsa i takon sistemit të ri zgjedhor ku tha se këto parti që u janë harruar edhe emrat duhet të mësojnë fillimisht të garojnë vetëm dhe të kenë identitetin e tyre.

“Ne kemi një sistem zgjedhor shumë të mirë. Hapja e listave ishte i rëndësishëm për përfshirjen e qytetarëve. Në vlerësimin tim kemi një sistem zgjedhor të mirë. Ajo që do na duhet është përmbyllja e procesit të qytetarëve që jetojnë jashtë territorit. Pastaj se disa parti që unë u kam harruar emrat…”- tha Balla.

Gazetarja: Ju e njihni Mediun

Balla: Më thoni a ka hyrë ndonjëherë me siglën e vetë në zgjedhje

Parti politike quhet ajo që mësohet të kandidojnë vetëm               

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliri: 03/07/2023 11:48

    Mirë na e bëni, na merrni për budallenj (kujtoni).Por edhe ju jeni bastardë armiq të kombit Shqiptar, u shoftë rraca juaj në gen tradhtar të ndyre. Kërkoni falje të paktën kombit Shqiptar për atë të keqe që e quajtët open Ballkan,maskarenj politikanë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë