Një ligj i ri i sjell në Kuvendin e Shqipërisë pas propozimeve të Gjykatës Kushtetuese do t’i çojë pagat e anëtarëve të këtij institucioni në nivelet më të larta në vend.
Në nenin 17 të ligjit për gjykatën kushtetuese propozohet se neni që parashikonte se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, ndryshohet dhe rroga tashmë bëhet sa 96% e pagës së presidentit, plus 58% shtesa për shkak të natyrës së veçantë të punës. Pra paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet 644 mijë lekë të reja.
Ndërsa drejtuesi i Gjykatës ka 20% shtesë për shkak të pozicioni dhe paga e tij arrin 773 mijë lekë të reja, ose mbi 7.7 mln lekë të vjetër.
Nga drafti kanë përfituar edhe anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që barazohen me pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarit të KPA që barazohet me atë të kreut të Kushtetueses.
“Këto dy shtesa kanë natyra të ndryshme dhe lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë dhe kompetencat e secilit prej institucioneve. Kështu, për shkak të veprimtarisë, kompetencave dhe rolit të veçantë që luan Gjykata Kushtetuese, gjyqtarët e saj do të përfitojnë një shtesë për shkak të natyrës së veçantë të punës. Ndërsa, gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit do të përfitojnë vetëm pagesën mujore shtesë për shkak të vështirësisë, në zbatim dhe në përputhje me parashikimet e ligjit për vetting-un”
Sa i përket arsyetimit se pse merren këto ndryshime Qeveria thotë në relacion se Gjykata Kushtetuese duhet të vendoset në majën e piramidës së pagave të sistemit të drejtësisë duke qenë se kontrollon kushtetutshmërinë e ligjeve, vendimeve të gjykatave dhe ka përgjegjësinë për zgjidhjen e konflikteve të kompetencave mes institucioneve të tjera kushtetuese. Gjithashtu Kryetari i Gjykatës Kushtetuese përcaktohet në ligjin për protokollin e shtetit si personaliteti i katërt në hierarkinë protokollare pas Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Relacioni
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Projektligji
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë
26 Nëntor, 14:26
-
Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut! Shqetësim gjyqtarët e prokurorët që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive! Me iniciativën tonë hetojmë të shkarkuarit
25 Nëntor, 10:48
-
Avokatët e dosjes 'Metamorfoza' reagojnë pas intervistës së Altin Dumanit: Sqarim lidhur me vlefshmërinë e të dhënave të SkyECC
23 Nëntor, 12:05
-
'Studio Live'/ Vendimi i GJK për Berishën, Haklaj: E quajti arrestimin të ligjshëm, unanim 8-0! Meta humbi burrërinë, kërkoi pasaportën! Faik Basha: Është më i frymëzuar se kurrë
22 Nëntor, 18:01
-
Ylli Pata: Pse shpërtheu bomba në PD pas vendimit të Kushtetueses
22 Nëntor, 17:58
-
Pse priti deri në fund Berisha, çfarë shpresonte?
22 Nëntor, 13:08
-
Gjykata Kushtetuese i rrëzoi ankimin, Berisha e sulmon: Trupë puçiste, vendimi pjesë e grushtit të shtetit! Njofton 26 nëntorin si protestën e radhës
22 Nëntor, 13:01
-
Dosja Partizani/ Berisha 326 ditë 'burg' në shtëpi, Bardhi i del në krah, i kërkon GJKKO-së: Hiqni 'arrestin shtëpiak'! Kryetari i PD-së mbrojti Kushtetutën, po e pengoni për fushatën
22 Nëntor, 12:02
-
Dosja 'Partizani'/ Gjykata Kushtetuese rrëzon Berishën dhe legjitimon SPAK: 'Për detyrimin me paraqitje' nuk nevojitej autorizimi i Kuvendit! 'Ndalimi jashtë shtetit' i panevojshëm! Masa 'arrest shtëpiak' shqyrtohet në seancë tjetër (VENDIMI)
21 Nëntor, 19:10
-
Parapagimi i tatimit nga profesionet e lira, Malaj: Brenda dhjetorit do kthehen shumat e paguara
21 Nëntor, 15:36
-
Afera ‘Partizani’/ Berisha kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë, mbyllet shqyrtimi në Kushtetuese! Pritet vendimi në ditët në vijim
19 Nëntor, 13:17
-
Kuvendi debat për vrasjen e 14-vjeçarit, Zhupa: Manastirliu të dorëhiqet, ku e çuat 'Paketën e Sigurisë' në shkolla? Balla: Mos bëni politikë, na jepni votat ta miratojmë! PD 1 minutë heshtje pa PS
19 Nëntor, 07:25
Fiks sa ajo eritja 2000 leke qe iu be mesuesve. A ju dalte flaka.
PërgjigjuU be deti kos dhe kush te fusi duart.zU rriten per deputetet ,per ministra dhe dtejtore pagat ,po kush i paguan gjithe ato para ? Tani na del drafti per gjygjtaret dhe kushtetursen me rroga shume te larta!Po per pensionistet dhe te varferit kush kujtohet?Zoti do ju gjykoj nje dite por do jete ajo we meritoni !
PërgjigjuMos i hongshi, ilace u bofshin per ju mor hajdut te nyte, mjer pensionistet e shkrete qe morin sa me honger buk e krype.
PërgjigjuHALLALL mor babe merni e nxirrni ujin ketij vendi. Paska qen kenet e pa gjuajtur. Sa per pun nje verr ne uje po beni. Ju shumica e tyre brezat e para 2010 ose kursantat e plepave ta mbajn Sali qenin maje te kokes.
Përgjigju