PS kërkon Komision 'Antikorrupsion', ambasada e SHBA për Report Tv: Propozim premtues, presim rezultate! Nxisim pjesëmarrjen e të gjitha palëve

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë mbështet propozimin e Partisë Socialiste për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Antikorrupsion. Në një reagim dhënë për Report Tv dhe Shqiptarja.com, zyra e shtypit, thotë se ambasada është krah çdo nisme që synon të çojë para përpjekjet për luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe një qeverisje të mirë.

Ambasada e SHBA thotë se pret rezultate nga një proces transparent për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE

“Propozimi për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë që lidhen me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, dhe anti-korrupsionin është premtues. Si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme ndërkohë që bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike”, thuhet në reagimin e sotëm për Report Tv dhe Shqiptarja.com.

Ndërkohë, ambasada kërkon pjesëmarrjen e të gjitha palëve në këtë proces, ndërsa ishte vetë kryeministri Rama që një ditë më parë i shtriu dorën opozitës për ngritjen e këtij komisioni që synon Shqipërinë anëtare në Bashkimin Evropian në vitin 2030.

“Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues”, thuhet më tej në reagim.

Reagon opozita
Por ftesa e Ramës nuk është mirëpritur nga një pjesë e opozitës, ku Partia Demokratike thotë se synohet ndërhyrja në Reformën në Drejtësi dhe se nuk do bëhen pjesë e këtij komisioni. Nga ana tjetër, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e cilësoi si ‘përpjekje të dëshpëruar e Ramës për t'i ikur dështimeve skandaloze në këto 11 vjet”.

Vetëm Gazment Bardhi i Rithemelimit nuk dha një përgjigje konkrete, duke thënë se përgjigjen do e japin në Kuvend, pasi propozimi për ngritjen e komisionit të kalojë në procedurat parlamentare.

PS ka propozuar ngritjen e një Komisionin të Posaçëm Parlamentar, i cili do të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tomi: 09/05/2024 06:36

    Si duket eksperimenti i ca idioteve amerikane vazhdon. Fut e bjer me spiunin e tyre neokomunist Rama. Te shohim.nese do ta riminojne Kurtin ne Kosove tashme qe Maqedonia u doli prej dursh!

    Përgjigju
  • Të pa aftë: 08/05/2024 18:28

    Votojeni këtë rezoleshin. Votoni dhe për sjelljen e punetorëve të huaj se ju duhen për bizneset. Lojën e sherrit se ha kush.

    Përgjigju
    • TikToku: 08/05/2024 19:01

      Një hall kanë këta politikanë, investimet e tyre dhe bizneset e tyre. Popullin e kanë kundra.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë