Ekonomia e Evropës do të përforcohet, nëse shtetet investojnë në përpjekjet për të përballuar krizën e refugjatëve . Kjo është deklarata që Mario Draghi, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane , ka dhënë para ligjvënësësve të BE-së këtë të enjte.

Kriza e e migrantëve në Evropë, është kriza më e madhe që mbas Luftës së Dytë Botërore. Kjo ngjarje do të ndryshojë kushtet social të kontinentit.
“Por nëse menaxhohet ashtu siç duhet, nëse  investohet në këto ndryshime, Unioni, dhe zona euro do të jenë më të fortë në kohën e duhur.”- u shpreh Draghi në Komitetin Ekonomik në Parlamentin Europian në Bruksel.

Draghi u shpreh se duhen investime, por do të ishe e parakohshme të thonim defiçitet e qeverive  duhet të zgjerohen në mënyrë që të investohet.
 
Redaksia online
(shqiptarja.com)