Ndeshja e kësaj fundjave në FA Cup që ishte programuar në "White hart Lane" mes Tottenham dhe Bolton, është ndërprerë pas një incidenti që ka frikësuar tifozët dhe futbollistët. Sfida u pezullua pasi mesfushori anglez i Boltonit, Fabrice Muamba u rrëzua në fushë dhe nuk merrte dot frymë.

Mjekët kaluan 10 minuta në përpjekje për ta shpëtuar në fushë, para se lojtarët të largoheshin nga fusha nga ana e trajnerit Howard Webb. BBC Radio tha se lojtari po lufton për jetën e tij., Ai është dërguar për në spital me urgjencë, dhe vetëm ndërhyrja e mjekëve në fushë, me defibrilator, e ka shpëtuar.

Fabrice Muamba, 23 vjec, duket se ka patur një infarkt kardiak dhe ka bërë që të frikësohen lojtarët e tjerë. Jermain Defoe u përlot ndërsa turku Tuncai nisi të lutej në fushë, për shëndetin e mesfushorit Muamba.