uedia ka eliminuar Italinë në fazën play-off duke e mundur në ndeshjen e parë 1-0 dhe duke barazuar pa gola mbrëmë në “San Siro”. Suedezët u bënë mur dhe i rezistuan sulmeve të italianëve që nga fillimi e deri në fund kërkuan golin por nuk e gjetën dot.
Itali-Suedi u mbyll 0-0 dhe festa ishte e gjithë për suedezët ndërsa dëshpërimi dhe lotët për italianët që do duhet ta shohin Botërorin nga televizori. Një dështim i madh në çdo aspekt por jo aq sa për të dhënë dorëheqjen trajneri Ventura.
Ky i fundit përpara mediave u ka kërkuar falje tifozëve por ka thënë se nuk e jep dorëheqjen pasi më parë do të flasë me Presidentin e Federatës, Tavechio. Mbledhja ku do të vendoset e ardhmja e Italisë së futbollit do zhvillohet nesër në Romë.
Nuk largohet trajneri por largohen jo pak por katër futbollistë yjet e skuadrës. I pari dhe i sigurt është kapiteni Buffon që mes lotësh i jep lamtumirën të kaltërve pas 20 vitesh duke thënë se të gjithë dështuan por Italia do të ringrihet.
Direkt apo indirekt kanë njoftuar largimin nga Italia edhe mbrojtësit Chiellini e Barzagli dhe mesfushori de Rossi. I ashpër dhe me të drejtë ka qenë me skuadrën dhe trajnerin edhe shtypi sportive. La gazzetta dello Sport në faqe të parë shkruan: Fund,Italia pa Botëror pas 60 vitesh.
”Jashtë të gjithë” shkruan Corriere dello Sport. E pamëshirshme është edhe Tuttosport: Të gjithë në shtëpi lexohet në faqen e parë të gazetës torineze. Ndërsa më e ashpër është Il Tempo që u sugjeron lojtarëve dhe trajenrit të shkojnë të punojnë duke publikuar një foto ku duket një lopatë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com










