Qerim Çoçaj nga Hasi i Prizrenit, i cili punonte si furrtar në Gjilan, mbeti i vdekur në vend në një aksident tragjik pasi u përplas nga një kamion,mbrëmë në qendër të qytetit të Gjilanit. nga aksidenti. Djali i të ndjerit, Leutrimi, ka ftuar familjen e shoferit të kamionit që ta ndajnë dhimbjen bashkë. Ndërsa babai i shoferit që shkaktoi aksidentin, thotë se dhimbja që po ndjen është aq e madhe saqë do donte që të kish qenë djali i tij në vend të jetës së humbur të furrtarit.
Aksidenti që dyshohet se ndodhi si pasojë e prishjes së frenave të një kamioni transportues, la të vdekur një person dhe u shkaktoi lëndime dhjetëra të tjerëve.
Babai i shoferit të kamionit që shkaktoi aksidentin, Sokol Avdija mbrëmë ka shprehur keqardhje për rastin.
“Kam dhimbje më shumë për ta se me pasë qenë djali im në vend të tyre. Ma shumë kam pas qejf me qenë familja ime në vend të tyre, por çka me bë, po më dhimben në shpirt. Ka pasë taksirat, fatkeqësi, nuk e ka bë me qëllim, për një kafshatë buke ka dalë. Ishalla zoti për xhenet. Nuk kam fjalë me kallxu për keqardhjen”, ka deklaruar babai i shoferit të viktimës.
Ndaj këtyre fjalëve të Avdijës ka reaguar edhe djali i furrtarit që humbi jetën, Leutrim Çoçaj.
Ai ka ftuar familjen e shoferit të kamionit në varrim, që ta ndajnë dhimbjen bashkë.
“Unë jam biri i të ndjerit. Axhë, as ai s’ka dashtë kjo me ndodhë… Fatkeqësisht baba im qëlloi aty… familjarët e tu i ftojmë t’na vijnë në varrim e në të pame… ta ndajmë dhimbjen bashkë”, ka shkruar biri i të ndjerit, Leutrim Çoçaj, në një prej postimeve në Facebook.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?
-
Të nevojshëm
68.9%
-
Të panevojshëm
24.6%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 3213
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Aksident te mbikalimi i Shkozës, furgoni përmbyset në mes të rrugës
3 Maj, 13:13
-
Tiranë, makina e policisë del nga rruga dhe bie në lumin e Lanës tek Ura e Shkozës, dy efektivët e Shqiponjës mbeten të lënduar (FOTO)
3 Maj, 09:11
-
Eksperti rrugor: Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, problem shpejtësia tej normave
1 Maj, 14:08
-
Fier/ Mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, drejtuesi në gjendje të dehur (VIDEO)
23 Prill, 07:34
-
Cekja i Beratit tregon momentet më të vështira të jetës. Kam shtypur një person me makinë
16 Prill, 15:09
-
Lezhë/ Aksident i 3-fishtë në Shëngjin, 3 të plagosur nga përplasja e fortë
14 Prill, 17:39
-
Prrenjas/ Shoferi i dehur në timon, del nga rruga e përfundon në servis! 4 të plagosur, 24 vjeçarja në gjendje të rëndë! Pamje të makinës së copëtuar (Video)
9 Prill, 15:50
-
Aksident në Kuçovë, vinçi i pret rrugën Golfit 6, një e plagosur
8 Prill, 14:55
-
Zaloshnja: Dy faktorët kryesorë që ndajnë jetën nga vdekja në një aksident rrugor
3 Prill, 13:05
-
DJ shqiptar aksidentohet për vdekje pas koncertit në Itali! Ferrari me 200 km/h përplaset me anësoret dhe bëhet copash (Foto)
1 Prill, 16:56
-
Aksidentohet në Rrugën e Kombit familja me 5 anëtarë nga Kosova, mes tyre dy fëmijë! Shoqërohet shoferi, bëri parakalim të gabuar
30 Mars, 13:44
-
VIDEO/ Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal
29 Mars, 15:25