Drama e strehimit në ishullin spanjoll Ibiza, turistët ‘dëbojnë’ vendasit! Qiratë e shtëpive ‘në qiell’, banorët flenë në makina

Hiperturizmi në Ibiza ka bërë që çmimet e qirave të rriten në qiell , duke dëbuar shumë banorë dhe punëtorë të ishullit të njohur spanjoll. Siç raporton BBC , situata është dramatike veçanërisht për qytetarët që detyrohen të kalojnë natën në makinat e tyre, ata që kanë fatin ta kenë një të tillë.  Shembulli i shefit të kuzhinës César Nebrera, i cili e ka kthyer makinën e tij në strehim për tre vitet e fundit, është ilustrues.

Rroga e tij nuk mjafton për të marrë një apartament me qira. Shumë profesionistë vendas në Ibiza, përfshirë oficerë policie, po përjetojnë gjithashtu të njëjtën situatë të pabesueshme për shkak të qirave të larta. Vitin e kaluar, tre deri në katër policë i kthyen automjetet e tyre në shtëpi.

Ibizanët e tjerë jetojnë në tenda dhe disa në akomodim të përbashkët, gjë që u siguron atyre vetëm gjërat e nevojshme."Shumë përfundojnë duke jetuar në kushte të vështira dhe ne kemi filluar të shohim lagje të varfëra në të gjithë ishullin” thotë Daniel Granda, një përfaqësues sindikate për qiramarrësit vendas. Vetëm për këtë vit, çmimet e qirave në Ishull janë rritur mesatarisht me 18% krahasuar me një rritje mesatare prej 12% në nivel kombëtar.

Megjithatë, problemi është edhe më i mprehtë në Ibiza, si qendër turistike, në disa raste qiraja rritet me 50%.  Për shembull, qiraja për një dhomë varion nga 700 deri në 1000 euro, por arrin dhe deri 1500 Euro në muaj. Me një popullsi prej vetëm 160,000 banorësh, Ibiza regjistroi  rekord turistësh vitin e kaluar, afër katër milionë, ndërsa 84% e aktivitetit të saj ekonomik lidhet me turizmin.

Hotelet, restorantet dhe klubet e saj ofrojnë disa vende pune, ndërsa një pjesë e madhe e banesave të saj është në dispozicion vetëm për qira afatshkurtër për turistët me punëtorë vendas të përjashtuar nga tregu, siç komenton BBC. Kriza e strehimit në Ibiza kërcënon të dëmtojë vetë industrinë e turizmit.

Shefi i kuzhinës César Nebrera duhet të jetojë në makinën e tij

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar