Drama hamletiane rikthen Luiza
Xhuvanin, 8 ditë rresht në skenë

Drama hamletiane rikthen Luiza<br />Xhuvanin, 8 ditë rresht në skenë
Shfaqja "Hamlet"-i dhe Luiza Xhuvani në rolin e princit të Danimarkës rikthehen pas suksesit të madh që patën një vit më parë në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Aktorja Luiza Xhuvani që mban peshën dramatike të rolit, do të ngjitet në skenë duke filluar nga datat 24, 25,26,27 e 31 mars për të vijuar në datat 1,2 dhe 3 prill ora 19:00.

Në premierën e tetorit të vitit të kaluar Luiza Xhuvani ka befasur publikun. Mediat shkruan kritika pozitive për Hamletin “me fytyrë gruaje”. “Luiza Xhuvani ka krijuar një personazh origjinal duke sakrifikuar gjatë ditëve të provave për të dhënë maksimumin.

luiza xhuvani

E rikthyer fuqishëm më skenë, aktorja tek Luiza Xhuvani është zgjuar sërish brenda saj”; “Luiza Xhuvani ka realizuar një figurë të veçantë të Hamletit, duke e alternuar profilin e brishtë shpirtëror me lëvizje të zgjedhura, duke i dhënë i dhënë qenies njerëzore një simbiozë burrë-grua, dhe shumë pastër Luiza Xhuvani ka arritur t’i jap Hamletit një funksion universal në përcjelljen e mesazheve që zgjojnë ndërgjegjen e njeriut, kjo pas stuhisë së tragjedive njerëzore”, shkruante “Shqiptarja.com” kur u shfaq premiera.

luiza xhuvani

Ndërsa kritiku Mexhit Premçi shkruante se “Tragjedia e Hamletit në tërësi, nga e gjithë trupa e teatrit, është realizuar shumë pozitivisht. Ndërsa roli i Luiza Xhuvanit në veçanti është i realizuar shumë mirë. Unë mendoj se kjo është një shfaqje e suksesshme, nëse i referohemi kuptimit të një shfaqjeje eksperimentale. Vërejmë se Luiza Xhuvani vetë ka sjellë diçka të re, ka një rol shumë të arritur, por edhe shfaqja në tërësi pati arritje, pati risi”. “Hamleti” me lojën e aktores së njohur ngjitet në skenë me regji të Enke Fezollarit në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Regjisori është shprehur se “Luiza Xhuvani me profesionalizmin dhe angazhimin e saj si aktore shfaqet me të njëjtat vlera si Isabel Iper ose Angela Wrinkler”. 

luiza xhuvani.
 Foto të tjera..

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin