Drama vazhdon Agoni dhe Afërdita
kërcënojnë ish-gruan e rreperit

Drama vazhdon Agoni dhe Afërdita<br />kërcënojnë ish-gruan e rreperit
Drama që ka përfshirë trekëndëshin Agon Amiga, Afërdita Dreshaj dhe Egzona Syla, ish- bashkëshorten e rreperit, vazhdon!

Pas publikimit të mesazheve intime mes rreperit dhe ish Miss Kosovës, këta të fundit u shprehën se do ta dërgonin çështjen në gjykatë, pasi fotografitë janë të montuara.

Shumë media kanë shkruar rreth ngjarjes, ndërsa portali Indeksonline që ka dhe ekskluzivitetin e fotografive, ka deklaruar se janë të vërteta dhe i kanë siguruar falë ish- gruas së rreperit.

Po ky portal ka vijuar ditën e sotme me publikimin e bisedave të tjera ku duket se rreperi dhe Afërdita kërcënojnë Egzonën për fotot e publikuara.

Ndërkohë ende mbetet për t'u ditur nëse bisedat janë reale apo të montuara siç pretendojnë dhe 'viktimat'.



Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

27/3
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike