Drama ‘Vizita’ me regjisor italian premierë në Shkodër! Shfaqja trajton mungesën e dashurisë dhe tolerancës

Premiera "Vizita" çeli sezonin e ri artistik në teatrin “Migjeni”. Drama vjen si bashkëpunim me teatrin e Sardenjës. Bazuar në veprën e shkrimtarit britanik Herbert George Wells, shfaqja u vendos në skenë nga regjisori italian Davide Iodice me interpretimin e trupës e aktorëve shkodranë.

“Është gjithmonë një surprizë, sepse teatri është diçka e gjallë që ndryshon gjithmonë. Jam i kënaqur nga takimi me publikun, krijimi i këtij grupi bashkëkohor, sepse teatri këtë duhet të bëjë, të krijojë komunitet, duhet të jetë i hapur çdo ditë, sepse si një spital apo objekt kulti, është një vend takimi që duhet të jetë i gjallë dhe i hapur çdo ditë. I huaji, i ndryshmi, secili prej nesh duhet të jetë i huaj i ndryshëm nga tjetri. Kjo shfaqje flet për pranimin dhe lidhjen me çdo kënd. Parë nga afër askush prej nesh nuk është normal”, tha regjisori Italian Davide Iodice.

Drama vjen në skenë pak ditë pas emërimit të Arian Çuliqit në drejtim të teatrit Migjeni dhe largimit të Rita Gjekës. Ndërsa aktorja pas interepretimit, shfaqet e prekur.

“Janë lot hidhërimi, lot të 40 viteve djersë që kam derdh në këtë vend, por ka teatro të tjerë boll”, tha Gjeka. E pyetur nga gazetarët se pse vendose të largohesh, Gjeka u shpreh: “mendoj se u jam mërzitur...”

Drama trajton mungesën e dashurisë dhe tolerancës për të ndryshmen dhe brishtësinë humane duke ngjarë aktuale me realitetin e shoqërisë njerëzore sot.

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja