Dramatike në Maqedoninë e Veriut: Nëntë viktima dhe 193 raste të reja me Covid-19

Dramatike në Maqedoninë e Veriut: Nëntë viktima dhe 193 raste të reja me Covid-19

Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe nëntë pacientë me koronavirus.

Sipas autoriteteve 5 viktima ishin nga Shkupi, dy nga Kumanova, një nga Tetova dhe një nga Ohri.

Ministria e Shëndetësisë në këtë vend njofton se nga 1391 testime të realizuara gjatë kësaj periudhe 193 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 4482, prej të cilëve 1803 janë shëruar kurse 210 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera.

Për momentin ka 2469 raste aktive me koronavirus. Gjithsej nga fillimi i pandemisë janë realizuar 44.82 testime për Covid-19

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!