Janë zhvilluar këtë të shtunë dy ndeshjet play-out të Kategorisë së Parë, që përcaktuan skuadrat që do të garojnë sezonin e ardhshëm në këtë kategori.
Në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës, sfida mes AF Luftëtarit dhe Sopotit u mbyll në barazim 1-1 pas 120 minutave lojë, ndërsa skuadra e Sopotit triumfoi në goditjet e penalltive me rezultatin 4-2, duke siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë për edicionin e ardhshëm.
Po me të njëjtin skenar u mbyll edhe takimi i zhvilluar në stadiumin e Vorës mes Kukësit dhe Bylis B. Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa Bylis B fitoi 5-4 nga pika e bardhë e penalltisë, duke siguruar gjithashtu ngjitjen në Kategorinë e Parë.
Pas përfundimit të fazës play-out, Sopoti dhe Bylis B do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë sezonin e ardhshëm, ndërsa AF Luftëtari dhe Kukësi do të zbresin në Kategorinë e Dytë. Dramë për Kukësin që brenda pak vitesh e sheh veten nga kampion i Shqipërisë në Kategorinë e Dytë.
Komente









