Drejt Anglisë me karta italiane të falsifikuara, arrestohen 3 të rinjtë në Rinas

Drejt Anglisë me karta italiane të falsifikuara, arrestohen 3 të rinjtë në Rinas

RINAS- Tre persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se tentuan të udhëtonin në mënyrë të paligjshme nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.

Të arrestuarit janë E. B., 33 vjeç, dhe  E. Xh.,  25 vjeç,  të dy banues ne Tepelene, si dhe   K. X., 19 vjeç, banues ne Tirane të cilët synonin të shkonin në Britaninë e Madhe me anë të dokumenteve të falsifikuara.  Ata kanë rënë në prangat e policisë në saj të operacionit të koduar 'Destinacioni final' ku gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar ndaj këtyre personave,  shërbimet e Policisë Kufitare Rinas gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3  karta identiteti dhe 3  karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara.

Të arrestuarit në bashkëpunim me persona të tjerë pasi kishin siguruar paraprakisht dokumenta të falsifikuara italiane me gjeneralitete të personave të tjerë (italianë) kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit tranzit drejt aeroportit të Milanos me destinacion final në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkohë policia njofton se vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorëve që kanë pajisur këta shtetas më dokumenta të falsifikuara dhe që do ti ndihmonin për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe.

Të arrestuarit do të përballen me akuzat për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetsore” .

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?