Pesë personat e përfshirë në dosjen e tjetërsimit të tokës shtetërore në zonën e Povelçës janë paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ku do të njihen me verifikimin e masave të sigurisë të caktuara më herët nga gjykata.
Në ambientet e gjykatës kanë mbërritur Arben Voja, Dilaver Shyti, Fjorelo Bida, Arbina Jaupaj dhe Anila Haxhiu. Arben Voja është paraqitur pavarësisht problemeve shëndetësore.
Katër prej tyre ndodhen aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për Arbina Jaupajn është caktuar ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore.
Të dyshuarit do të dalin përpara trupit gjykues, të përbërë nga gjyqtari Noel Veizi, ndërsa çështja ndiqet nga prokurori Leonard Suçi.
Ata dyshohen për veprat penale të mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.
Çështja lidhet me tjetërsimin e rreth 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në Povelçë, e cila dyshohet se është kaluar në pronësi private me qëllim përdorimin e saj për ndërtimin e një parku fotovoltaik.










Komente
Komento