Drejtësia/ Ahmetaj: Po merret peng
jo vetëm vendi, por edhe ekonomia

Drejtësia/ Ahmetaj: Po merret peng<br />jo vetëm vendi, por edhe ekonomia
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka komentuar në rrjetet sociale përplasjen mes opozitës dhe SHBA-BE mbi reformën në drejtësi. Ahmetaj thekson se bashkë me vendin po merret peng edhe perspektiva e zhvillimit ekonomik dhe social.

“Duke parë me keqardhje degradimin e përditshëm të frikës nga drejtësia në një konfrontim të hapur të opozitës me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, e kam të vështirë të pranoj se ky vend po merret peng!

Po merret peng bashkë me vendin, edhe perspektiva e zhvillimit ekonomik e social. Po kërcenohet me pasiguri për të ardhmen cdo sipërmarrje që pret pastrimin e drejtësisë nga gjobvenesit e biznesit nëpër gjykata dhe çdo iniciative e huaj për të investuar në Shqipëri!

Si ka mundësi që pas 25 vitesh marrëdhenie shpëtimtare partneriteti me SHBA dhe BE, populli sovran të kërcënohet me mbylljen e perspektives së zhvillimit të ligjshëm, nga një parti që ka dalë hapur kundër SHBA dhe BE?!

Ka vetëm një përgjigje për këtë: i njëjti njeri që ka frymëzuar 25 vjet këtë qasje destruktive për të mbrojtur interesat e tij komplet personale, Sali Berisha, po e përdor pengun
e tij Lulzim Basha për t’i vënë gjoksin një politike të cmendur si kjo e PD!

E pabesueshme që historia përsëritet me dorën e Sali Berishës edhe pasi Sali Berisha nuk përsëritet më…
Këta janë gati ta kthejnë Shqipërinë në bunkerin e tyre vetëm për të mbrojtur lëkurën e tyre! Ky është një puç pa armë për të përmbysur shpresën e rilindur dhe fuqinë sovrane të popullit që do reformë në drejtësi!
”, komenton Arben Ahmetaj në rrjetin social.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës