Kush është kryetarja e re e bashkisë Himarë, Blerina Bala shtrin dorën e bashkëpunimit

Kush është kryetarja e re e bashkisë Himarë, Blerina Bala shtrin dorën e bashkëpunimit

1711716314_1711710376blerinabalaj.jpg

Me 15 vota pro nënkryetarja Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën deri në zgjedhjet e ardhshme.

Në një reagim me shkrim ajo bëri ftesë për bashkëpunim për të mirë të Himarës në prag të këtij sezoni veror.

“Se pari me lejoni te bej nje falenderim te vecante per besimin qe me eshte dhene sot. Ne muajt ne vijim fokusi i bashkise Himare do te jete e perqendruar ne pune me qellim permbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik. Jam e ndergjegjshme qe asnje pune nuk behet vetem, ndaj mendoj se pas 10 muajsh te veshtire, Himara meriton qe midis aktoresh vertikal dhe horizontal, te kete bashkepunim sa me te ngushte e mbeshtetje sa me te madhe. Ju faleminderit

Nga 21 anëtarë, 15 prej tyre kanë votuar pro. Konkretisht Bala mori 9 vota e këshilltarëve të PS, 1 PSD, 1 Mega,1 LZHK, 1 PD, 1 Rithemelimi, 1 Partia e Lirise. 4 anëtarë të këshillit nuk votuan, mes tyre dhe bashkëshorti i Blerina Balës, i cili është këshilltar i Aleanca Arbnore kombetare (AAK)


Lajmi kryesor:

Himara bëhet me kryebashkiake! Opozita bashkon votat me PS, dështon grupi i Belerit! Krijuan tensione në këshillin bashkiak, njëri pështyn prefektin Tavo (VIDEO)


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Fjalimi i zgjatur i Metës, një grup delegatësh të rinj nuk durojnë më dhe largohen nga salla

Fjalimi i zgjatur i Metës, një grup delegatësh të rinj nuk durojnë më dhe largohen nga salla