TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ulur për herë të parë në një panel me kundërshtarin e tij politik Edi Ramën dhe pasi ka dëgjuar zyrtarët më të lartë të shtetit, ka theksuar se reforma në drejtësi nuk duhet të bëhet me qëllim kapjen e sistemit të gjyqëorit siç është vepruar, sipas tij deri më tani.
“Qeveria duhet të mbajë larg duart nga gjyqësori. Kapja politike e gjyqësorit është burimi më i keq i deformimit dhe korrupsionit në drejtësi, konsolidimin e pavarësisë së gjyqësorit nga politika dhe pushteti ekzekutiv. Procesi kërkon gjithëpërfshirje jo vetëm të aktorëve politikë e përmendi presidenti, kryetari i kuvendit, duket edhe kreu i ekzekutivit ka reflektuar në këtë cështje ndaj nuk po zgjatem”, tha Basha.
Basha ka përsëpritur edhe njëhërë para të pranishmëve arsyet e bojkotit të opozitës.
“Shumica ka vënë në pikëpyetje sovranitetin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për herë të parë në 23 vite. Prania si kurrë më parë në trupën e ligjvënësve të individëve që kanë qenë në bankën e të akuzuarve, kompromenton rëndë motivet dhe drejtpeshimin e tyre për të marrë përsipër rolin e reformatorëve të drejtësisë”, shtoi kreu demorkat.
Me tej kreu i Partise duke drejtuar gishtin nga mazhoranca tha se kjo qeveri nuk ka një platforme të qartë për reformën në drejtësi.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO