Llogaritë financiare të njerëzve të drejtësisë së re do të verifikohen çdo muaj. Projektligji për institucionet që do luftojë krimin dhe korrupsionin parashikon që Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave cakton një punonjës të saj, në konsultim me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, për të mbikëqyrur llogaritë financiare të kryetarëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtuesit, prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë së Posaçme, drejtorit, zëvendësdrejtorit, hetuesve dhe punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, oficerëve të Shërbimeve të Policisë Gjyqësore të Byrosë kombëtare të Hetimit si dhe të anëtarëve të afërt të familjeve të tyre.
/Shqiptarja.com








