Anëtari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Pandeli Majko deklaroi pas përfundimit të mbledhjes së sotme se paketa e ligjeve është gati për miratim në datë 6 tetor, ndërsa shtoi se ka mbetur vetëm diskutimi për strukturën e posaçme anti-korrupsion, SPAK.
"Sot ne miratuam të gjithë draftin e ndryshimeve kushtetuese. Reflektuam edhe disa propozime të cilat ishin mjaft të dobishme nga ana e kryetarit të gjykatës Kushtetuese.
Mund të them që tani jemi pothuajse në fund. Ka mbetur vetëm ligji i SPAK-ut që shpresoj ta miratojmë këto ditë.
Dua të theksoj se puna e ekspertëve, qofshin shqiptar, qofshin ndërkombëtar ka qenë shumë e mirë" tha ai.
Përsa i përket faturës financiare, Majko u shpreh se nuk po e mban peng, pasi është arritur dakordësia me Ministrinë e Financave dhe se pritet vetëm vendimi i qeverisë.
"Ne kemi rënë dakord me Ministrinë e Financave dhe presim vetëm një vendim të qeverisë. Dhe gjithçka do të jetë për një proces normal në sallën e parlamentit".
Miratimi i 6 ligjeve është parashikuar në 6 tetor, ndërsa ligji i parë që u miratua ishte Vetingu në 30 Gusht dhe që në 8 tetor do të futet në fuqi.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO