Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka zhvilluar një takim me Ministrin e Drejtësisë së Bavarisë, Winfried Bausback gjatë një vizite në Gjermani.
Ministri Manjani vlerësoi se shkëmbimi i sotëm i eksperiencës është një hap i rëndësishëm për vendosjen e bashkëpunimit të vazhdueshëm në drejtësi mes Bavarisë dhe Shqipërisë.
"Bashkëpunimi dypalësh dhe thellimi i marrëdhënieve me Bavarinë ka mjaft rëndësi për ne, kjo edhe për shkakun e një mentaliteti dhe pikëpamjeve të ngjashme.
Ky bashkëpunim do ta ndihmonte Shqipërinë veçanërisht në qasjen e saj drejt Bashkimit Evropian në fushën e drejtësisë" u shpreh ndër të tjera Ministri Manjani
Gjatë takimit të zhvilluar në Pallatin e Drejtësisë të Mynihut dy homologët kryesisht kanë shkëmbyer pikëpamjete tyre mbi zhvillimet në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, zbatimin e saj, si dhe mbi çështje të tjera të aktualitetit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com