Drejtësia,PD:Do votojmë SPAK-un
grupi vendos për 5 ligjet e tjera

Drejtësia,PD:Do votojmë SPAK-un<br />grupi vendos për 5 ligjet e tjera
Të enjten janë parashikuar të votohen në seancë 6 ligjet që plotësojnë reformën në drejtësi, pas miratimit unanimisht të ndryshimeve kushtetuese nga të gjitha palët.

Ndërsa për ligjin e strukturës së posaçme antikorrupsion i njohur si SPAK, opozita do të japë votë aprovuese pas përfshirjes në ligj të propozimeve të saj dhe me ndërhyrjen e OPDAT.
 
Por për 5 ligjet e tjera ende opozita nuk ka vendosur se si do të votojë. Pritet që grupi parlamentar i PD të vendosë këtë të mërkurë për qëndrimin e saj për këto ligje.
 
Burime nga PD thonë megjithatë se ligji i qeverisjes së gjyqësorit është antikushtetues ashtu siç opozita u deklarua edhe për ligjin e Vettingut, ku nuk mori pjesë në votim në seancën e jashtëzakonëshme të 30 gushtit.
 
Ndërsa pritet të vendosë grupi për 6 ligjet, demokratët po punojnë me ligjin e vettingut për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Redskia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit