Komisioni i Venecias do të miratojë në 11 mars opinionin final për reformën e drejtësisë shqiptare. Sipas axhendës së përgatitur për mbledhjen e këtij komisioni në 11-12 mars, ditën e parë, Shqipëria do të jetë pika e 9 e diskutimit. Komisioni ka ftuar për të një shkëmbim pikëpamjesh me Z. Kristaq Traja, kryetar i Nivelit të Lartë të grupit të ekspertëve për ndryshimin e Kushtetutës së Shqipërisë dhe për të shqyrtuar, e më pas për të miratuar, draftin final mbi ndryshimet kushtetuese për reformën në gjyqësorin e Shqipërisë. Drafti është hartuar në bazë të komenteve nga z. Bartole, znj Suchocka, Z. Hamilton dhe Z. Vardzelashvili. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)