Drejt finalizimit marrëveshja me
CEZ,në të njëjtën ditë me statusin

Drejt finalizimit marrëveshja me<br />CEZ,në të njëjtën ditë me statusin
Qeveria shqiptare është shumë afër arritjes së marrëveshjes me kompaninë çeke CEZ, e cila do të zyrtarizohet të martën, të njëjtën ditë kur Shqipëria pritet të marrë përgjigjen për statusin e vendit kandidat në BE. Burime për “A1 Report”, kanë konfirmuar nga grupi negociator që është marrë prej 10 muajsh me këtë kontratë të vështirë për qeverinë shqiptare, tha se këtë të hënë, janë orët vendimtare për të finalizuar marrëveshjen.
 
Po sipas këtyre burimeve, ajo që është e rëndësishme, është fakti se dëmshpërblimi që duhet të shkojë në adresë të kompanisë çeke, do të jetë poshtë shifrës 200 milionë euro, e vendosur si tavan nga CEZ.
 
Shuma po negociohet në këto orë të fundit, për t’u zyrtarizuar të martën së bashku me marrëveshjen definitive mes CEZ dhe qeverisë shqiptare.
 
Ajo që po diskutohet sot, është mënyra e dhënies së parave që me shumë gjasa, do të jetë me këste, që do të nisë në vitin 2015.
 
Në këtë mënyrë qeveria shqiptare, po përpiqet që të heqë procedurat e arbitrazhit me kompaninë CEZ, që me shumë gjasa do të ishin në favor të tyre.
 
Në tetor të vitit 2013, qeveria nën drejtimin e kryeministrit Rama ngriti grupin negociator të punës, që do të merrej me zgjidhjen e CEZ. Enti Rregullator i Energjisë i hoqi licencën kompanisë CEZ në vitin 2013 kur kjo e fundit kishte 4 vjet që operonte në tregun e sistemit të shpërndarjes së energjisë në vendin tonë, që në vitin 2009.
 
Marrëveshja i hap rrugë investimeve në këtë sektor. ndërsa shton “Po“ nga Çekia për heshtjen e statusit të vendit kandidat kur kjo e fundit e pati lidhur vendimin për Shqipërinë me zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë CEZ.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’