Nga bankier në kryebashkiak, Rrahim Spahiu drejt fitores si kryebashkiak në Dibër Do bëjmë më të mirën! Manja: Dosja 184 fantazi e opozitës, u rikonfirmua mbështetja për PS-në

Nga bankier në politikan, Rrahim Spahiu po shkon drejt fitores së sigurt për kryetar i bashkisë së Dibrës, pasi rezultatet e numërimit deri më tani e nxjerrin kandidatin e PS-së fitues. Në prononcim për Report Tv nga Pallati i Sportit në Dibër, ku po numërohen votat, Spahiu tha se e priste këtë rezultat pasi është pritur shumë mirë nga njerëzit atje.

'Ndihem shumë mirë, faleminderit popullit dibran. Besoj se do të bëjë më të mirën për ta. E prisnim këtë rezultat pasi jemi pritur shumë mirë. Votuan prindërit e mi, unë kam gjendjen civile në Peshkopi, por nuk ndodhi të votoja për vete. Ky do të jetë një vit pune. Rruga e Arbrit dhe do bëjmë çmos për të bërë më të mirën.'- tha Spahiu.

Duke u nisur nga një vëzhgim i gazetarit Arsen Rusta, një ditë më parë se në disa shkolla në zonën e Dibrës, infrastruktura ishte e dëmtuar rëndë, në këtë 7 Mars, Festën e Mësuesit, Spahiu premtoi se do të investohet dhe do të bëhet gjithçka për ta përmirësuar.

'Do bëjmë çmos për të bërë më të mirën për qytetarët. Patjetër që do bëjmë gjithçka për ta përmirësuar infrastrukturën e shkollave.'- tha Spahiu.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, drejtues politik i PS-së në Dibra tha se rezultati në Dibër tregon mbështetjen që po i jepet qeverisë Rama. Fitorja e parë sipas Manjës, është pjesëmarrja e lartë e dibranëve në zgjedhje. Manja po ashtu thumboi opozitën për dosjen 184, ku akuzohej PS për blerej votash, duke thënë se ishte vetëm një fantazi e opozitës.

'Në fakt ndihem shumë mirë edhe pse në kushte të vështira në motit, dibranët i dhanë një leksion demokracie mbarë Shqipërisë. Fitorja e pare e PS-së në Dibër ishte pjesëmarrja në votime. Rrahim Spahiu është në avantazh me tre kandidatët e tjerë. Zgjedhjet e 6 marsit konfirmojnë mbështetjen për PS-në për reformat e qeverisë Rama. Janë një test i mirë për zgjedhjet e ardhshme lokale. PS i ka ofruar Dibrës një kandidat përtej të majtës dhe të djathtës. Ai do të jetë qytetari i parë i Dibrës për të bërë më të mirën për qytetarët.

Një nga kërkesat që na është bërë është edhe rikonstruksioni i Pallatit të Sportit dhe premtimi i parë i Rrahimit është edhe rikonstruksioni i këtij pallati. Fitorja e 6 marsit është një rikonfirmim i qartë që Dibranët kanë për PS, dhe treguan mirënjohjen për qeverinë Rama për rrugën e Arbrit. Dosja 184 ka qenë vetëm fantazi e opozitës, por për atë dosje të flasë drejtësia. Punët e mira për Dibrën do të jenë përpara.'- tha Manja.

 

 

VIDEO Deklarata e Rrahim Spahiu, kandidati kryesues i Partisë Socialiste

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku