TIRANE- Javën e ardhshme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit të Shqipërisë, pritet të fillojë diskutimi për projektligjin për Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Pikat kryesore të këtij projektligji janë forcimi i pozitave të kreut të këtij institucioni, si edhe fakti se këtij institucioni do t’i kalohet kompetenca e miratimit të projektbuxhetit, që pas miratimit nga Kuvendi e zbaton atë në mënyrë të pavarur. Një risi janë edhe auditimet e Teknologjisë së Informacionit, ku KLSH shqyrton administrimin brenda infrastrukturës së teknologjisë së informacionit (IT), duke përcaktuar nëse sistemet e informacionit ruajnë asetet, integritetin e të dhënave dhe veprojnë në mënyrë efektive për të arritur qëllimet apo objektivat e organizatës.
Kryetari
Vetëm me urdhër të Gjykatës Kushtetuese, do të mund të merren masa arresti kundër kreut të KLSH. “Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrim të funksioneve të tij. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk mund të arrestohet apo t'i hiqet liria në çfarëdo formë apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese, përveçse nëse kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi.
Në këtë rast, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Gjykatën Kushtetuese e cila në qoftë se nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë”, - thuhet në nenin 22 të këtij projektligj.
Shkrimi u publikua sot (15.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com