Drejt Mykonos me rreth 71 mijë euro të padeklaruara, ndalohet në kufi sarandioti
Makina dhe lekët e sekuestruara
GJIROKASTËR- Një 49-vjeçar është shoqëruar në polici pasi është kapur duke kaluar kufirin drejt Greqisë me 70.900 euro me vete të padeklaruar.
Mësohet se bëhet fjalë për Vasil Gjika nga Saranda, por banues në ishullin Mykonos në Greqi.
Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se Gjika u shoqërua në polici në orën 02:00 pasi nuk kishte deklaruar shumën e madhe që kishte me vete, teksa referuar burimeve zyrtare sasinë e parave e kishte fshehur në makinë, e cila iu sekuestrua.
"Po në vijim të kontrolleve u kap shtetasi me inicialet V. G., 49 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Greqi, të cilit gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi prej 70900 eurosh, të cilat i kishte fshehur në automjet, me qëllim shmangien e kontrollit. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 1 automjet dhe një sasi prej 70900 eurosh.
Veprimet e para hetimore për këto raste u kryen nga DVP Gjirokastër, për veprat penale "Trafikim i mjeteve motorike" dhe "Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi" dhe materialet në ngarkim të dy shtetasve i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Ndërkohë ditën e sotme, u bë ndalimi i Emiljan Tahiri, i cili ishte në kërkim për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim .
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
7%
-
Pak
83.3%
-
Nuk e di
9.7%
Vota total: 341
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori
17 Janar, 16:59
-
Himarë/ Shembja e ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, nën akuzë administratori i kompanisë! Edhe KLSH nis auditimin për përgjegjësit (EMRI)
17 Janar, 13:18
-
Saranda ‘pushtohet’ nga uji, reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugë e biznese (VIDEO)
9 Shtator 2024, 21:10
-
“The Sun”: Shqipëria destinacioni i ri i arratisjes për britanikët
8 Gusht 2024, 08:15
-
'Pasunija shtetnore e Sarandës, nga bodrumi i prishun buzë detit, kufizue me sinurin e Lykursit sipërfaqja prej 4082 dynym i nepet... ' Kur Mbreti Zog i dhuronte prona Kryqit të Kuq
8 Gusht 2024, 08:07
-
Media italiane “Gaeta.it”: Zbuloni Sarandën, një nga perlat e Rivierës Shqiptar
22 Korrik 2024, 08:13
-
Saranda gati për sezonin veror 2024, pamjet fantastike me dron të ‘perlës së jugut’
7 Qershor 2024, 09:52
-
VIDEO/ Sarandë, në makinë me një thes me kanabis! 33 vjeçari kapet mat nga policia! Momenti i arrestimit
6 Janar 2024, 10:19
-
“Il Sole 24 Ore”: Male, qytete dhe kështjella, eksplorimet e vjeshtës në Shqipëri
26 Tetor 2023, 22:27
-
Vdekja e kamerierit 17-vjeçar në Sarandë një muaj më parë, arrestohet pronari i lokalit ‘Orange’
27 Shtator 2023, 15:40
-
Kakavijë/ Tentuan të kalonin kanabis në formë çokollate drejt BE-së, arrestohen 4 të huaj (VIDEO)
8 Shtator 2023, 10:46
-
Ngjarja e rëndë në Delvinë/ Djali 12 vjeç po ruante delet kur u sulmua nga 6 qentë e një kopeje tjetër! I vogli me plagë të rënda (VIDEO)
25 Gusht 2023, 11:43
Këto pará ndauani të prekurve nga termeti!
Përgjigju