Punimet për argjinaturën në Karavasta janë drejt përfundimit.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se argjinatura mbron tokat bujqësore të Bedatit nga ujërat e Adriatikut.

Gjithashtu, Rama theksoi se do të garantohet funksionimi i sistemit të kullimit drejt hidrovorit.

“Mirëmëngjes dhe me përfundimin e punimeve për argjinaturën në Karavasta, që mbron tokat bujqësore të Bedatit nga ujërat e Adriatikut dhe garanton funksionimin e sistemit të kullimit drejt Hidrovorit, ndërsa vijon puna për rikonstruksionin e plotë me zgjidhje të qëndrueshme në shërbim të fermerëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.