Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga ambjentet e shkollës 9-vjeçare "Dan Bajrami" në ndërtim në Kurbin.
Ai shkruan se puna për ndërtimin e saj po vijon dhe së shpejti do të presë 400 nxënës dhe mësuesit e saj.
Rama thotë se shkolla po ndërtohet me kushte më të mira dhe strukturë më të fortë nga ato që shkatërroi tërmeti i 26 nëntorit vitin e kaluar.
"Drejt përfundimit edhe shkolla nëntëvjeçare “Dan Bajrami" në Gjorem, Kurbin që do të presë shumë shpejt në mënyrë dinjitoze 400 nxënës dhe mësuesit e saj. Nga 3D në realitet, puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura dhe marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti