Hotel "Vjosa" i ndërtuar prej vitesh në qendër të Tiranës do të shembet për t'i hapur rrugë ndërtimit të një stacioni modern urbanësh.

Prej kohësh Bashkia e Tiranës në kuadër të projektit për ndërtimit e stacionit të urbanëve më parametra bashkëkohorë ka nisur punën për prishjen e godinës hotelit të ndërtuar  rrethe viteve 1940.

Bashkia ka vendosur që prishjen mos ta realizojë më lëndë plasëse për shkak të dëmeve që mund të shkaktohen tek objektet përreth, ndaj objekti po shembet me fadromë dhe mjete të tjera.

Report tv ishte sot për të parë punën për shemben e këtij objekti në qendër të kryeqytetit ndërsa u interesua pranë Bashkisë ku mësoi se po punohet për t'i konkretizuar projektin për stacionin e autobusëve urbanë që lidhin zonat e ndryshme të kryeqytetit.

Lajmin  për prishjen e këtij objekti fillimisht e bëri të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale

"Çibani i fundit! Kur Edi Rama nisi pastrimin e Tiranës, qendra e kryeqytetit, Lana dhe Parku Rinia kishin 1,000 + ndërtime pa leje!  Pas 15 viteve pastrim (pa mandatin e gjumit) sot largohet dhe karakatina e fundit nga Sheshi Skënderbej për t'i hapur rrugë stacionit të autobusit"  shkruan kryebashkiaku Veliaj në rrjetet sociale.