Të rinjtë në Durrës kishin zgjedhur një mënyrë të veçantë për të përcjellë mesazhin “Drejtësi për Klodjanin”.
Të pakët në numër ata u mblodhën fillimisht në sheshin Liria dhe me arkivol ne duar mbi të cilin kishin ngjitur mesazhe “kush është tjetri”, “Shpresa” “Dinjiteti i policisë” u nisën drejt drejtorisë së policisë Durrës aty ku dhe kishin vendosur për ta mbyllur.
Por, marshimi i tyre u ndërpre në mes nga policia pak metra nga qendra. Efektivët të angazhuar për monitorimin e protestës bënë shoqërimin e pesë presonave pjesmarres, duke ndaluar zhvillimin e mëtejshëm të saj.
Lajmi kryesor:
Protestat për vrasjen e Klodjan Rashës/ Protestuesit në Durrës dalin me arkivol në duar! Shoqërohen në komisariat 5 pjesëmarrës












