Protestat për vrasjen e Klodjan Rashës/ Protestuesit në Durrës dalin me arkivol në duar! Shoqërohen në komisariat 5 pjesëmarrës

Sot pritej të zhvillohej dita e 7 e protestës në Tiranë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, por në fakt asnjë protestues nuk doli në shesh në Tiranë dhe asnjë qark tjetër përveç Durrësit.

Të rinjtë në Durrës kishin zgjedhur një mënyrë të vecantë për të përcjellë mesazhin “Drejtësi për Klodjanin”. Ndonëse ishin të pakët në numër ata u mblodhën fillimisht në sheshin Liria dhe me arkivol ne duar mbi të cilin kishin ngjitur mesazhe “kush është tjetri”, “Shpresa” “Dinjiteti i policisë” u nisen drejt drejtorisë së policisë. Por, marshimi i tyre u ndërpre në mes nga policia pak metra nga qendra. Efektivët të angazhuar për monitorimin e protestës bënë shoqërimin e pesë presonave pjesmarres, duke ndaluar zhvillimin e mëtejshëm të saj.   

Më herët ishte njoftuar nëpër rrjete sociale, se protestuesit do të mblidheshin sot e do kërkonin shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu dhe lirimin e të gjithë të arrestuarve nga protestat e mëparshme. Por sot para Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë disa studentë kanë ndezur qirinj.

Prej 6 ditësh në të gjithë vendin janë zhvilluar protesta për vrasjen e Klodjanit ku në shumë raste situata ka agravuar në dhunë ndaj institucioneve dhe efektivëve të policisë. Rasha u vra në ngjarjen tragjike të mëngjesit të datës 8 dhjetor, kur 25 vjeçari është qëlluar për vdekje me armë nga polici Nevaldo Hajdaraj. Ngjarja e rëndë solli reagime dhe protesta të shumta, të cilat degjeneruan në dhunë dhe shkatërrime në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje dha dorëheqjen ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Ndërkohë, që një ditë më parë, qeveria mori vendimin duke i siguruar 61 mijë lekë pension mujor.

1608053879_2863dfff5ec44c1fab62a879932e58b3.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:37
'Drejtësi për Klodjanin', protestuesit në Durrës dalin në protestë me arkivol në duar! Shoqërohen në komisariat 5 pjesëmarrës

Të rinjtë në Durrës kishin zgjedhur një mënyrë të veçantë për të përcjellë mesazhin “Drejtësi për Klodjanin”.

Të pakët në numër ata u mblodhën fillimisht në sheshin Liria dhe me arkivol ne duar mbi të cilin kishin ngjitur mesazhe “kush është tjetri”, “Shpresa” “Dinjiteti i policisë” u nisën drejt drejtorisë së policisë Durrës aty ku dhe kishin vendosur për ta mbyllur.

Por, marshimi i tyre u ndërpre në mes nga policia pak metra nga qendra. Efektivët të angazhuar për monitorimin e protestës bënë shoqërimin e pesë presonave pjesmarres, duke ndaluar zhvillimin e mëtejshëm të saj.   

Ora 20:41
Vrasja e Klodjan Rashës, studentët ndezin qirinj para Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë

1608061289_13137785539028978097446497725180783359449601n.jpg

Para Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë disa studentë kanë ndezur qirinj për të shprehur ngushëllimet e tyre.

 Edhe Lëvizja Studentore Studim Kritikë Veprim i bashkohet thirrjes "Drejtësi për Klodianin".

"Para Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, studentë ndezën sot qirinj për të shprehur ngushëllime për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një polic i uniformuar e në orar të punës, si dhe u shpreh solidaritet për reagimin qytetar në kërkim të drejtësisë për vrasjen e këtij të riu 25 vjeçar.

Të rinjtë po mbesin shpesh mes dy opsionesh dhune: të lëshojnë vendin ose të përballen me dhunën e pabarazisë dhe eliminimin nga vetë institucionet shtetërore. Këtë e gjeti edhe të riun nga Tirana, Klodian Rashën. Për këtë vrasje nga uniformat, që për nga natyra e punës duhet të ofrojnë siguri, duhet të mbahet përgjegjësi e plotë penale dhe politike, përfshirë hetimi mbi tentativën për mashtrim e manipulim të së vërtetës. Çka në fakt po ndodh është vazhdim i dhunës për qytetarët të cilët kanë ngritur zërin në kërkim të drejtësisë. Të rinjtë e të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë që të ndërtojnë një alternativë përtej dy opsioneve të dhunës që ofron sistemi. Lëvizja Studentore STUDIM KRITIKË VEPRIM i bashkohet thirrjes "Drejtësi për Klodianin", thuhet në postim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trapajane: 16/12/2020 09:00

    TELLALLET THERRASIN NE DURRES-"heeej milet.duuheet nje i vdeekuur.aarkivoooliii eshte gaatiiii."

    Përgjigju
  • Populli: 16/12/2020 00:20

    U gjet nje sebep me bere zhurme.. Keta jane lojra primitive qe askush nuk i han.. O te mjere nuk keni popull pas vetes po hapini rrugen te tjereve e te behet shqiperia..

    Përgjigju
    • baba karlo: 16/12/2020 09:26

      HIDHI UJE HALES SE NA QELBE

  • Durresi: 15/12/2020 22:27

    Bosh e kishit arkivolin o te tredhur nga politika? Po pse nuk vajtet ne Lalz,se atje duhen mbushur, se e kane shijuar jeten,nga pa breke ne bythe,miliarder,florinj,pronar te pasurive te patundshme ne gjithe boten,se Shqiperine e kane gelltitur prej 30 vjetesh. Turp familjet tuaja,e turp ne se jeni familjar.

    Përgjigju
  • Turi: 15/12/2020 22:11

    Lereni te prehet ne paqe ai i ndjeri dhe mos kerkoni te merni pushtetin me keto gjera te rendomta po nese jeni vertet te zotet e fitoni me votat e qytetareve o Luli bajga

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës