Drejtësia e re/ Dosjet që i hiqen SPAK-ut, nga vrasjet, komploti tek rrëmbimet

Drejtësia e re/ Dosjet që i hiqen SPAK-ut, nga vrasjet, komploti tek rrëmbimet

TIRANË- Kompetencat prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatave Speciale ndahen të tre degë. Dega e parë dhe kryesore e kompetencave të SPAK-ut përfshin hetimin dhe gjykimin e çdo vepre të mundshme penale të kryer nga Presidenti i Republikës dhe ish-presidentët, nga kryetari i Kuvendit dhe ish-kryetarët e Kuvendit, nga kryeministri dhe ish-kryeministrat, nga ministrat dhe ish-ministrat, nga gjyqtarët dhe ish-gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, nga kryeprokurori dhe ish-kryeprokurorët, nga deputetët dhe ish-deputetët, nga kryebashkiakët dhe ish-kryebashkiakët, nga zëvendësministrat dhe zëvendësministrat, nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nga drejtuesit e institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj. Pushtetarët dhe ish-pushtetarët e sipërpërmendur mund të merren nën hetim për të çdo vepër të dyshuar penale, e kryer në çdo kohë, por me kusht që të mos jetë parashkruar, në bazë të parashikimeve të legjislacionit penal.

Dega e dytë dhe e tretë

Në kompetencës të Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatave Speciale është parashikuar çdo vepër penale e kryer nga grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, sipas përcaktimeve të Kodit Penal. Pra, dega e dytë parashikon çdo vepër e mundshme penale që kryhet nga grupet kriminale. Dega e tretë parashikon 18 vepra penale që kryhen nga çdo person në Shqipëri. 18 veprat penale në fjalë përfshijnë të gjitha veprat e korrupsionit, përfshirë ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, përfitimi i paligjshëm i interesave dhe shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Veprat penale që i hiqen SPAK-ut

Kur u miratua ligji për SPAK-un në vitin 2016, Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata Speciale kishin në kompetencë të gjitha ato vepra penale që ishin në kompetencë të Prokurorisë dhe Gjykatës për Krimet e Rënda. Bëhet fjalë për 40 veprat penale të përmbledhura në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Por, në 30 mars të vitit 2017, Parlamenti e ndryshoi nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale, duke i reduktuar veprat penale në kompetencë të SPAK-ut, si dhe duke shtuar disa të tjera. Konkretisht nga SPAK-ut i janë hequr nga kompetenca veprat penale si genocidi, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës, vrasja për gjakmarrje, vrasja në rrethana të tjera cilësuese, vrasja e funksionarëve publikë, vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, Gjithashtu janë hequr, rrëmbimi ose mbajtja peng e personit, shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, trafikimi i personave, atentati, komploti etj. Por, nëse këto vepra kryhen nga zyrtarët dhe ish-zyrtarët e partë apo grupet kriminale, kalojnë automatikisht në kompetencë të SPAK-ut.

Reduktimi

Në 30 mars të vitit 2017, Parlamenti e ndryshoi nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale, duke i reduktuar veprat penale në kompetencë të SPAK-ut, si dhe duke shtuar disa të tjera.

Kompetencat

Kompetencat prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatave Speciale ndahen të tre degë: Çdo vepër penale e kryer nga një grup zyrtarësh, ish-zyrtarët, grupe kriminale dhe 18 vepra penale të korrupsionit.

Veprat penale që i hiqen SPAK-ut

Genocidi (neni 73 Kodi Penal)

Krimet kundër njerëzimit (neni 74)

Krimet e luftës (neni 75)

Vrasja për gjakmarrje (neni78/a)

Vrasja në rrethana të tjera cilësuese (neni 79)

Vrasja e funksionarëve publikë (neni 79/a)

Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit (neni 79/b)

Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare (neni 79/c)

Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit (neni 109)

Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë (neni 109/b)

Trafikimi i personave të rritur (neni 110/a)

Trafikimi i të miturve (neni 128/b)

Atentati (neni 219)

Komploti (neni 220)

Kryengritja (neni 221)

Fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera, që financojnë terrorizmin (neni 230/b)

Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve (neni 231)

Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste (neni 232)

Krijimi i turmave të armatosura (neni 233)

Prodhimi i armëve luftarake (neni 234)

Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj (neni 265/a)

Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj (neni 265/b)

Thirrja për pjesëmarrje në veprime luftarake të dhunshme në një shtet të huaj (neni 265/c)

Trafikimi i armëve dhe i municionit (neni 278/a)

Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive (neni 282/a)

Trafikimi i narkotikëve (neni 283/a)

Fshehja ose asgjësimi i kufomës (neni 333)

Detyrimi për të kallëzuar provën (neni 334)

Veprat penale në kompetencë të SPAK-ut

Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike (neni 244)

Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë (neni 244/a)

Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë (neni 245)

Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike (neni 245/1)

Përfitimi i paligjshëm i interesave (neni 257)

Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike (neni 258)

Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike (neni 259)

Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë (neni 259/a)

Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë (neni 260)

Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit (neni 312)

Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë (neni 319)

Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare (neni 319/a)

Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj (neni 319/b)

Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja (neni 319/c)

Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë (neni 319/ç)

Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare (neni 319/d)

Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj (neni 319/dh)

Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja (neni 319/e)

Neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale ishte

Gjykata e krimeve të rënda gjykon krimet e parashikuara nga nenet 73, 74, 75, 78/a, 79, shkronja “ç”, 79/a, 79/b, 79/c, 109, 109/b, 110/a, 111, 128/b, 219, 220, 221, 230, 230/a, 230/b, 231, 232, 233, 234, 234/a, 234/b, 245, 260, 265/a, 265/b, 265/c, 278/a, 282/a, 283/a, 284/a, 287/a, 319, 319/ç, 333, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, duke përfshirë edhe rastet kur ato janë kryer nga të miturit.

Neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale bëhet

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjykon:

a) krimet e parashikuara nga nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 257, 258, 259, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh dhe 319/e;

b) çdo vepër penale e kryer nga grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, sipas përcaktimeve të Kodit Penal;

c) akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, kryetarit të bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe

të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose ne ligj;

ç) akuzat penale kundër ish-funksionarëve të mësipërm, kur vepra është kryer gjatë ushtrimit të detyrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani Binjaku: 17/09/2019 11:40

    Dosjet e hetimit mbi vrasjet e biznesmenit në fillim të vitit 2000 duhet të rihapen. Atje do të ketë "flori" për SPAK.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rita Ora fshihet pas çantës 26 mijë euroshe, veprimi i këngëtares ndez debat në rrjet

Rita Ora fshihet pas çantës 26 mijë euroshe, veprimi i këngëtares ndez debat në rrjet