Drejtësia e zgjedhjet, PE rezolutë
për Shqipërinë në 14 shkurt

Drejtësia e zgjedhjet, PE rezolutë<br />për Shqipërinë në 14 shkurt
Parlamenti Evropian vendosi zyrtarisht të votojë më 14 shkurt rezolutën për Shqipërinë, bazuar në raportin e përgatitur nga eurodeputeti Knut Fleckenstein dhe të miratuar në Komisionin e Jashtëm me 52 vota pro dhe 6 abstenime.

“Eurodeputetët mirëpresin progresin e Shqipërisë në përpjekjet për të reformuar sektorin gjyqësor, i cili është një kërkesë kyçe e shqiptarwve dhe një faktor në rivendosjen e besimit në institucionet publike. Ri-vlerësimi i gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarët ligjorë janë hapa premtuese por eurodeputetët mbeten të shqetësuar në cështje të tilla si drejtësia selektive, korrupsioni, ndërhyrjet politike në hetimet dhe rastet gjyqësore”, thuhet në njoftimin për shtyp të PE.   

Votimi i raportit dhe rezolutës vjen vetëm 5 muaj para zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, të cilat bashkë me zbatimin e reformës në drejtësi shihen si kusht për integrimin evropian.

Megjithatë, “Shqipëria nevojitet të zbatojë në mënyrë të besueshme reformat që lidhen me BE-në dhe të sigurojë që zgjedhjet parlamentare të qershorit të jenë të lira e të ndershme, nëse duhet të nisë negociatat e anëtarësimit në BE”, citohet në pr/rezolutë.

"Verën e kaluar, parlamenti shqiptar miratoi - me konsensus - ndryshimet vendimtare kushtetuese duke hapur rrugën për një reformë shumë ambicioze.Rezoluta im rekomandon se hapja e negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë, do të ndodhë kur do të nisë zbatimi i kësaj reforme vendimtare", u shpreh eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra