Situatën mes presidentit dhe institucioneve të tjera e reflekton më së miri edhe zgjedhja e anëtarëve në Gjykatën e Lartë kur dihet që në këtë të fundit vendet janë ende vakante për shkak të mos gjetjes së një gjuhe të përbashkët mes presidentit dhe Kuvendit. Sipas Sadushi , kjo vjen për shkak se shumica parlamentare nuk ka besueshmërinë e mjaftueshme ndaj presidentit.
Një tjetër aspekt që çalon në librin themeltar të shtetit është se mungojnë kriteret e qarta që duhet të plotësojnë kandidatët për të qenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa për Gjykatën e Lartë s’ka asnjë kriter. Po ashtu shumica minimale prej 36 deputetësh për të miratuar kandidatët nuk ofron garancinë e mjaftueshme në drejtim të respektimit të paanshmërisë e cilësisë në përbërje të këtyre gjykatave.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
