Drejtësia, komisionit në dhjetor
i skadon mandati,paketa te ligjet?

Drejtësia, komisionit në dhjetor<br />i skadon mandati,paketa te ligjet?
Në fillim të dhjetorit Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi i skadon mandati. Ndërkohë Euralius dhe OPDAT, së bashku me ministrinë e Drejtësisë kanë sjellë në kuvend 28 ligjet e paketës së tretë të reformës.
 
Të cilat do të nisin të shqyrtohen brenda pak ditëve. Në mungesë të qartësisë nëse opozita do të bashkëpunojë sërish për reformën duke shtyrë në këtë mënyrë dhe mandatin e komisionit Xhafa, një ndër opsionet është dhe miratimi i të gjitha nismave në komisionin e ligjeve.

"Ata janë gjithmonë të paparashikueshëm. Besoj se këto janë ditët e fundit që mbi 20 projektligje nga të cilat gjysma janë shumë të rëndësishëm për procesin të mëtejshëm, të administrohen, të depozitohen, për t’iu nënshtruar procesit normal në komisionin e posaçëm parlamentare apo në Komisionin e Ligjeve, kjo ka pak rëndësi.

Por është shumë e rëndësishme për t’i hapur rrugën procesit parlamentar në komision dhe më pas seancës plenare për t’i miratuar. Është një paketë projektligjesh shumë e rëndësishme
" tha Xhafaj.
 
Një ndër ligjet që pritet të shkaktojnë më shumë debat tek paketa e re është ai anti-mafia, i cili përshtatet sipas SPAK-ut.
 
Ndërsa ndër nismat e reja që do të nisin të shqyrtohen brenda dhjetorit janë Kodi Penal, ai i Procedurës Penale, Procedurës Civile, projektligji për avokatinë, noterinë, për avokaturën e shtetit, kodi për drejtesinë e të miturve, projektligji për përmbarimin, etj.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon