Drejtësia, Manjani: Përfshirja e
PD e detyrueshme, s'kemi votat

Drejtësia, Manjani: Përfshirja e<br />PD e detyrueshme, s'kemi votat
TIRANË - Ndërsa ndërkombëtarët kanë apeluar fort që politika të qëndrojë larg reformës së sistemit të drejtësisë në Shqipëri, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ylli Manjani është i një mendimi tjetër. Ai thotë se ky ndryshim i rëndësishëm në gjyqësor që ka nisur të ndërmarrë vendi ynë nuk mund të bëhet pa konsensusin politik të palëve, e veçanërisht të Partisë Demokratike për të cilën Manjani ndan vlerësim sa i përket propozimeve të tyre për reformën. Nënkryetari i LSI-së, partisë më të madhe aleate në qeverinë "Rama", tha se reforma në gjyqësor i kapërcen afatet e një mandati qeverisës, ndaj theksoi ai - përfshirja e politikës në këtë proces është e detyrueshme.
 
"Partia Demokratike ka bërë një punë serioze duhet ta pranojmë, ka një përvojë dhe ato që kanë paraqitur në draftin e tyre janë për tu diskutuar të gjitha. Ndaj po insistojmë në një proces politik. Është momenti që liderët politik të ulen bashkarish dhe të bien dakord në disa piketa. Drafti aktual është paraprak, nuk është ende projekti që mund të ulte palët në një tryezë, PD-në mbi të gjitha e cila ka një përvojë të jashtëzakonshme të cilën nuk kemi pse ta mohojmë. Drafti u bë nga ekspertët sepse duhej të kapej axhenda e Komisionit të Venezias. Drafti i parë nuk është gjithcka, duhet krasitur mirë nga pikëpamja ligjore.", tha Manjani.
 
Propozimi që Manjani dha nga studio e Report TV ku ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli", është ky:
 
"Një tryezë politike e përbashkët që do të ndihmonte vendimmarrjen, do të uleshin për të rënë dakord për konceptin dhe pastaj mbi këtë koncept të punojnë ekspertët. Udhëheqësit që janë në pushtet e kanë detyrë të ulen dhe të bashkëpunojnë në emër të dickaje të përbashkët që e tejkalon politikën", tha nënkryetari i LSI-së.
 
Manjani tha se nuk duhet të përsëriten gabimet e së shkuarës, siç ndodhi me ndryshimet kushtetuese në vitin 2008.  Ai thotë se Presidenti i Republikës nuk mund të lihet jashtë reformës në drejtësi, e cila është një nga prioritetet kyç për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
 
"Reforma Kushtetuese kërkon 93 vota të cilat mazhoranca nuk i ka. Po flasim për një reformë afatgjatë që i kalon afatet e këtij mandati. Nuk është as turp, as shkelje e madhe rregullash, është e detyrueshme prania e PD-së në këtë reformë. Po nuk krijuam këtë frymë do bëjmë gabimet e shkuara, sic ndodhi në 2008-ën që u shkatërrua vendi", përfundoi nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ylli Manjani. 

Manjani mohon që të ketë "krisje" mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai flet për marrëdhënie normale mes aleatëve, por thotë se "dy partitë kanë ritme të ndryshme".

I pyetur për veprimin e disa ditëve më parë të studentëve që qëlluan me vezë kryeministrin Rama, Manjani jep këtë përgjigje: Është mirë që rinia shqiptare është gjallë. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal