Fadil Kasemi arriti t'i shpëtonte mjaft mirë sistemit të drejtësisë duke qëndruar vetëm 1 vit e 6 muaj në burg, pavarisht se tentoi të vriste bashkëshorten në vitin 2015.
Vrasësi i gjyqtares Fildes Hafizi duket se u favorizua nga i gjithë sistemi i drejtësisë.
Po t'i referohemi kronologjisë që nga tentativa për ta vrarë deri tek vrasja e gjyqtares, del në pah dështimi i plotë i të gjitha institucioneve të drejtësisë shqiptare duke nisur nga organi më i lartë Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
19 korrik 2015
Në 19 korrik të 2015-së Fadil Kasemi u arrestua pasi kishte dhunuar bashkëshorten e tij, ndërkohë që kishte tentuar disa herë të nxirrte pistoletën për ta qëlluar. Por ai nuk u akuzua për “Tentativë Vrasje”, por për “Plagosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Report TV ka siguruar njoftimin e Policisë të 2015-së, ku bënte me dije se Fadil Kasemi kishte dhunuar ish bashkëshorten.
Në referimin që ka bërë në Prokurori, Policia e akuzonte Kasemin vetëm për plagosje dhe armëmbajtje pa leje dhe jo për tentativë vrasje. Nga ana e tij edhe Prokurori Ylli Dhimitri është mjaftuar vetëm me provat që i kishte çuar Policia.
28 prill 2016
Në 28 prill të 2016 Fadil Kasemi dënohet nga Gjykata e Kavajës me 4 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua me 3 vite.
Menjëherë pas këtij vendimi Fildeze Hafizi i dërgon një letër Ambasadorit Amerikan Donald LU ku i thotë se i rrezikohet jeta për shkak të vendimeve të gjykatave shqiptare, por nuk mori asnjë përgjigje. Po në 2016-në babi i gjyqtares, Benjamin Hafizi i dërgoi letër Ministrisë së Drejtësisë, ku i kërkoi që vajza e tij të merret në mbrojtje pasi është në rrezik. Edhe në këtë rast nuk pati asnjë reagim nga institucionet.
14 janar 2017
Në 14 janar të 2017-së Fadil Kasemi u lirua nga burgu, pasi përfitoi nga amnistia e propozuar nga ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, e cila u miratua në Parlament. Pas daljes nga burgu 53-vjeçari e ka kërcënuar disa here ish-bashkëshorten, por kjo e fundit nuk kishte bërë denoncime ne Polici.
10 shkurt 2017
Në 10 shkurt të 2017-së gjyqtarja Fildeze Hafizi i kërkoi ndihmë Këshillit të Lartë të Drejtësisë për ta transferuar nga Shkodra, drejt Tiranës ose Durrësit, për shkak se i kërcënohej familja nga ish-bashkëshorti. Kërkesa e saj nuk u pranua.
31 gusht 2017
Mesditën e 31 gusht Fadil Kasemi vret ish-bashkëshorten e tij Fildes Hafizi. Një krim i mirëmenduar nga 53-vjeçari dhe i paralajmëruar që në vitin 2015, por që sistemi i drejtësisë dështoi ta parandalonte.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO