"Drejtësia" nesër në Komision
palët me qëndrime të ndryshme

palët me qëndrime të ndryshme">
Nesër i hapet rrugë diskutimit pralamentar përmes Komisionit të Posaçëm, draftit të ekspertëve për Reformën në Drejtësi. Në orën 11 të së premtes mblidhet Komisioni i Posaçëm i drejtuar nga socialisti Fatmir Xhafaj, por pavarësisht një drafti ne nivel ekspertesh, palët politike PD, LSI dhe PS kanë qëndrime të ndryshme.
 
Me çeljen e dialogut në Komision pritet që drafti i ekspertëve të pësojë ndryshime drastike. Vetë deputetja Silva Caka tha se LSI do të vijë me qëndrime konkrete ndërsa deputeti i PD, tha se konsensusi po nominohet ndërkohe që Shqiptarja.com mëson se PD përmes një letre do ti drejtohet Komisionit të Posaçëm duke i paraqitur qëndrime e tyre, dhe për ti kërkuar ndërhyrje në këtë proces mjaft të rëndësishëm dhe kyç për Shqipërinë.

Kjo e enjete ka qënë një ditë intensive takimesh fillimisht mes kryeministrit Rama dhe kreut të LSI-së Meta, më tej ndërhyrjes së kryediplomatëve të huaj në vendin tonë dhe takimit të mbrëmjes  ku kryeparlamentari Meta dhe lideri i opozitës mblodhën ekpertët dhe juristët për të konkretizuar qëndrimin që deputeët e tyre do të mbajnë për Reformën ne Drejtësi
 
Ora 19:00 Silva Caka: Nesër paraqisim propozimet tona, ftojmë opozitën të bëhet pjesë e procesit.
Deputetja Silva Caka përmes një prononcimi për mediat menjëherë pas përfundimit të takimit që LSI pati me juristët tha se LSI do të paraqesë propozimet e saj nesër

"Lëvizja Socialiste për Integrim e vlerëson shumë pozitiv faktin, që nesër fillon procesi i dialogut politik mbi ndryshimet kushtetuese në kuadër të reformës në drejtësi. 
Lëvizja Socialiste për Integrim fton të gjitha partitë politike parlamentare për të kontribuar në këtë proces. Nesër duhet t’i hapim rrugë procesit të konsultimit të mëtejshëm me Komisionin e Venecias dhe dialogun politik në vend.Lëvizja Socialiste për Integrim në mënyrë pozitive dhe konstruktive do të paraqesë nesër mendimet e saj në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi në funksion të përmirësimit të draftit të propozuar nga ekspertët
"-tha Caka
 
Në mbledhjen e pasdites së kësaj të enjteje te kryesia e Kuvendit Meta ishte i shoqëruar dhe nga ministri i Drejtësisë Manjani, Vasili, Naço e Braho.

Burime të Shqiptarja.com bëjnë me dije se neser takimi i Komisionit të Posacëm që do mbahet neseër në orën 11 të paradites do të jetë me dyer të hapura



Ora 18:09 Basha mbledh ekspertët, Halimi: Po nominohet konsesnsusi mes palëve
Njëkohësisht me këtë takim edhe kryetari i PD-së Basha mblodhi ekspertët e tij për të dalë me një qëndrim kryesor të kësaj force piolitike lidhur me këtë reformë.Në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit Fatmir Mediu i pranishëm në mbledhjen e PD-së ka thënë se opozita do të jetë nesër në Komsiion, ndërkohë që ka kërkuar konsensus mes palëve. Ndërkohë që eksperti i PD Eduard Halimi tha se konsensusi mes palëve po minohet duke nënkuptuar se kryeministri Rama po përpiqet të kapë sistemin e Drejtësisë

Nga burime për Shqiptarja.com mësohet se PD pritet ti nisë një letër Komisionit të Venecias, me anë të së cilës do ti sqarojë qëndrimin e demokratëve.

Mbledhja e Komisionit të Posaçëm
Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi do të ketë në fokus kërkesën e grupit të ekspertëve të nivelit të lartë që drafti i hartuar prej tyre për ndryshimet kushtetuese të çohet për ekspertizë në Komisionin e Venecias.

Drafti i eksperteve të nivelit të lartë është i vetmi dokument që do jetë në tryezën e anëtarëve të komisionit, pavarësisht se mediatikisht u bë publik edhe drafti i ministrisë së Drejtësisë, që ekspertët e nivelit të lartë thanë se kanë përfshirë në variantin final edhe disa prej propozimeve të këtij dikasteri. 

Takimi Rama-Meta
Pas takimit dy orësh që zhvilluan mbrëmë në vilën 30, dy aleatët në qeverisje u takuan sërish në Kryesinë e Kuvendit. Në fokus të takimit Rama-Meta i cili zgjati për rreth 1 orë e 30 minuta mendohet të ketë qenë reforma në drejtësi, ndonëse pas ikje nga zyra e Metës, kryeministri Rama u largua ashtu si dje, pa dhënë detaje nga takimi.

Mësohet se kryeministri Rama e ka pritur Metën në zyrën e këtij të fundit në kryesinë e Kuvendit për rreth 40 minuta para se të niste takimi, ndërsa nuk dihet shkaku i vonesës së kryeparlamentarit.

Një ditë më parë, kryeparlamentari Meta u shpreh gjatë mbledhjes së kryesisë së LSI-së se pas fjalës së ekspertëve për reformën në drejtësi, është radha e dialogut politk. Nga ana tjetër, kryeministri Rama është shprehur më herët se reforma në drejtësi duket të bazohet vetëm tek drafti i hartuar nga ekspertët, për të cilin ka deklaruar se nuk e ka lexuar.

Të premten, në orën 11 mblidhet komisioni i posaçëm për reformën në drejtesi, ku do te shqyrtohet drafti i hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë i cili brenda janarit do t'i dergohet edhe Komisionit të Venecias.

Ora 12.35 Meta takon ambasadoren Vlahutin në Kryesi
Pas takimit me kryeministrin Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një takim i cili zgjati rreth një orë me ambasadoren e Bashkimit Europian Romana Vlahutin. Sakaq mbrëmjen e së mërkurës, Vlahutin së bashku me ambasadorin amerikan Donald Lu, u takuan me kryeministrin Rama në ambjentet e kryeministrisë.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë