Më shumë se 1000 koreanoveriorë janë vrarë apo plagosur në luftën e Rusisë në Ukrainë, ka thënë sot (23 Dhjetor) Koreja e Jugut, ndryshe nga Kievi, që shifrën e ka çuar në 3000.
Pheniani i ka angazhuar mijëra trupa ushtarake si përforcim për ushtrinë ruse, përfshirë në rajonin kufitar Kursk, kur forcat ushtarake ukrainase kanë zaptuar territor më herët gjatë vitit.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Koresë së Jugut, ka thënë përmes një deklarate se vlerëson që në luftime e kanë pësuar rreth 1.100 viktima, duke cituar “burime të ndryshme të informacionit dhe inteligjencës”.
Zelensky ka paralajmëruar ditë më parë se shifra e ushtarëve koreanoveriorë të vrarë është e lartë, dhe ka paralajmëruar kundër dërgimit të trupave shtesë.
Seuli ka thënë se ka informacione që Koreja e Veriut është duke “prodhuar dhe dhuruar dronë vetëshkatërrues” Rusisë, duke i ndihmuar edhe më tepër në luftën kundër Ukrainës.
Gjetjet e fundit janë në linjë me një raport të Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës së Seulit, sipas së cilit, Rusia, në këmbim të gjithë ndihmës, mund t’i ofrojë Koresë së Veriut “modernizim të armëve konvencionale”.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL/
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.9%
-
Të gabuar
42.6%
-
Nuk e di
25.5%
Vota total: 47
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Zaporizhia, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre një vajzë vetëm dy muajshe
23 Janar, 07:53
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Arrestohet për pasurim të paligjshëm kryepsikiatri i ushtrisë së Ukrainës, kishte grumbulluar 1 milion $
22 Janar, 17:15
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42
-
Trump paralajmëron Putinin për luftën në Ukrainë
22 Janar, 08:44
-
Dita e parë e mandatit të dytë të Trump/ Cenkollari: Nisi me goditjen ndaj emigracionit të paligjshëm! Demiraj: Pas inaugurimit, Putin bisedoi me presidentin kinez për koordinim
21 Janar, 21:32
-
Rama takon Zelenskyn në Zvicër: Nënshkruam marrëveshje në fushën e sigurisë (FOTO+VIDEO)
21 Janar, 19:21
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
Inaugurohet ambasada shqiptare në Ukrainë, Hasani: Urë për bashkëpunimin afatgjatë midis dy vendeve! Bashkë për një të ardhme në paqe
18 Janar, 13:52