"Drejtësia", Nishani dekreton
ndryshimet në Kushtetutë

ndryshimet në Kushtetutë">
Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar këtë të martë ndryshimet Kushtetuese në kuadër të reformës në drejtësi.

Dekreti i kreut të shtetit vjen 5 ditë pas miratimit të reformës me konsensus nga Kuvendi. Ndryshimet kushtetuese u votuan mëngjesin e të premtes së 22 Korrikut me 140 vota pro, duke i hapur rrugë kështu ngritjes së institucioneve të reja. 

Konsensusi për reformën u arrit mesditën e të enjtes, kur mazhoranca dhe opozita pranuan propozimin e ri të ambasadorëve Lu e Vlahutin, për formulën e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ dhe KLP.

Mes debateve të brendshme dhe përçarjes së grupit parlamentar me pro dhe kundër reformës, çka paralajmëroi një situatë jashtë kontrollit të deputetëve, nisur edhe nga qëndrimet e ashpra të Ambasadës së SHBA se po tentohej të bllokohej qëllimisht reforma, kreu i opozitës, Lulzim Basha pranoi formulën e re dhe deklaroi se PD do të jepte votat për paketën e ndryshimeve kushtetuese.

nishani
(Dekreti i Presidentit Nishani për ndryshimet Kushtetuese)

Me dekretimin nga Presidenti i Republikës, Kushtetuta e re hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. 

Ndërkohë, institucionet e reja të drejtësisë pritet të ngrihen në muajin shtator, pasi të jetë miratuar paketa me 7 ligjet shoqëruese të reformës.

Projektligjet e përgatitura nga ekspertët e OPDAT dhe EURALIUS si dhe ata shqiptarë, parashikojnë mënyrën si do funksionojnë institucionet e reja të cilat ngrihen me reformën e re kushtetuese të sistemit të drejtësisë. 

Kuvendi pritet ta thotë fjalën e tij të fundit për projektligjet sesionin e ri parlamentar, i cili nis javën e parë të shtatorit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri